Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Rritet numri i pacientëve me grip sezonal

Lajme 23/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperatura e lartë, dhimbja e fytit, kollitja, vjellja dhe lodhja janë disa nga simptomat që e karakterizojnë gripin sezonal, për çka është rritur edhe fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kështu bënë të ditur mjekja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Violeta Haxhija, e cila thotë se personat më të rrezikuar nga gripi sezonal janë fëmijët, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, me hipertension, si dhe gratë shtatzëna.

“Gjendja aktuale me gripin sezonal në Kosovë, kemi një fluks të rritur nëpër qendrat tona të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore nga simptomat e gripit…Gripi sezonal është një infeksion akut viral që shkaktohet nga virusi i influencës apo virusi i gripit i tipit A dhe B, që janë më të shpeshta. Mirëpo, ne i kemi edhe disa simptoma që të rrezikshme që janë te fëmijët, për shembull nëse kemi vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, shtangim të qafës, vjellje pa ndërprerë, mosmarrje e lëngjeve, duhet menjëherë të lajmërohen tek mjeku familjar”, tha Haxhiaj.

Mjekja Haxhija tha se shenjat e rrezikut për të rriturit nga ky grip, janë dhimbjet e gjoksit, kraharorit, pengesa në frymëmarrje dhe konfuzion, për çka u shpreh se menjëherë duhet të merret trajtim mjekësor.

“Moshat më të prekura nga gripi sezonal i kemi fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si ata me ata me sëmundje të zemrës, me sëmundje të mushkërive, me hipertension, personat me imunitete të dobësuar, fëmijët e vegjël në 5 vjet, gratë shtatzëna. Kur kemi të bëjmë me sëmundje që janë virusale, mënyra më e mirë për të parandaluar atë sëmundje është vaksina. Lista esencialë është mirë e plotësuar, mirë e furnizuar për pacientët që kanë nevojë, nëse gripi komplikohet, me pneumoni, atëherë ne duhet të japim edhe antibiotik, por nëse është gripi i pa komplikuar, ne i mjekojmë vetëm simptomat”, potencoi Haxhija për KP.

Haxhiaj shtoi se është më rëndësi vaksinimi fillimisht i stafit mjekësor, pastaj edhe i qytetarëve, specifikisht i grave shtatzëna dhe personave të moshuar në mënyrë që të parandalohet virusi i gripit sezonal.

“Mirë është të vaksinohen gratë shtatzëna, fëmijët mbi gjashtë muaj, personat e moshuar, personat që kanë sëmundje kronike, pasi që ata janë më të rrezikuar nga ky virusi i gripit sezonal. Mirëpo, ata që nuk duhet të vaksinohen janë fëmijët nën gjashtë vjet, personat që kanë alergji në vezë, personat që kanë ndonjë alergji në komponentën e vaksinës dhe ata që kanë ndonjë sëmundje akute me temperaturë të lartë mbi 39 gradë celsius”, tha Haxhija.

Ekspertja e shëndetësisë, Violeta Haxhija ndau disa këshilla për qytetarët që të parandalojnë virusin e gripit sezonal, derisa tha se duhet bërë ajrosja e dhomës, marrja e ushqimeve me vitaminë C dhe bërja e aktiviteteve fizike.

Ndërkaq, për personat të cilët veç janë prekur nga simptomat e gripit, mjekja këshilloi që të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë ajrosjen e dhomës dhe të kolliten apo teshtitjen në mënyrë të kujdesshme, që të mos përhapet virusi./teve1/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës QKUK-ja: Profesori nga Australia po operon fëmijet që kanë anomali të lindura kirurgjike komplekse

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.