Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i stentimeve te të rinjtë me probleme kardiake: Intervistë me Dr. Daut Gorani, kardiolog

Lajme 12/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Daut Gorani, kardiolog Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tash e dy dekada punë në kirurgjinë invazive, kardiologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Dat Gorani, vazhdon të jetë një nga profesionistët më të angazhuar në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. 

Ai tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 4,078 procedura diagnostike dhe mbi 2,600 ndërhyrje invazive, ndërsa vetë  gjatë karrierës së tij ka kryer mbi 700 procedura të stentimit, shkruan Gazeta Shneta.

“Procedura e stentimit është vendosja e strukturave të përbëra nga materiale të ndryshme në arteriet koronare që janë të ngushtuara apo të mbyllura. Ajo bëhet kur qarkullimi i gjakut pengohet në mënyrë të tillë që rrezikon zemrën,” tregon Dr. Gorani.

Por ajo që po e shqetëson më shumë mjekun me përvojë është numri në rritje i pacientëve të rinj me probleme kardiake. “Është e çuditshme, por gjithnjë e më shpesh po hasim në raste të moshave të reja. Në vitin 2017 kam trajtuar një djalosh vetëm 23-vjeçar me bllokim të arterieve. Kur bëmë koronografinë, pamë se njëra nga arteriet ishte mbyllur shumë më herët dhe iu desh vendosja e stentit,” tregon ai.

Sipas Dr. Goranit, faktorët kryesorë që çojnë te këto probleme janë kequshqyerja dhe përdorimi i substancave narkotike. /Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

 

Artikulli paraprakDita e Infermierisë, QKMF: Roli i tyre, i pazëvendësueshëm
Artikulli i rradhës Oda e Fizioterapeutëve reagon kundër të ashtuquajturve “mjek popullor”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.