Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i meshkujve shqiptarë që ndërruan jetë nga tumoret

Lajme 03/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vdekshëria nga sëmundjet tumorale ka shënuar një rritje të fortë te meshkujt përgjatë vitit 2018, ndërsa në të kundërtën është ulur tek femrat.

Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT, numri i meshkujve që humbën jetën nga sëmundja e pashërueshme ishte 2,365, me një rritje prej 5.1% (115 raste më shumë) në raport me vitin e mëparshëm dhe duke arritur në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit.

Grupmosha më e prekur është ajo mbi 50 vjeç (me 94% të rasteve totale), por në 2018-n ka pasur shtim të rasteve te moshat e reja 20-24 vjeç (10 vdekje nga tumoret nga 3 vitin e mëparshëm) dhe 23 raste për grupmoshat 35-39 vjeç (nga 13 vitin e mëparshëm). Qytetet që shënuan rritjen më të lartë të rasteve, në vlerë absolute ishin Dibra (+32 raste), Elbasani (+24 raste), Tirana (+18), Vlora (+16), Shkodra (+13), ndërsa rënia më e lartë në vlerë e vdekjeve të meshkujve nga tumoret në raport me një vit më parë ishte në Kukës (-16).

Në kontrast, vdekjet e femrave nga tumoret ranë në 2018-n me 4.6%, duke arritur në 1,330 raste (65 më pak se viti i mëparshëm). Grupmosha më e prekur mbetet ajo mbi 50 vjeç (me 90% të rasteve), por ndryshe nga meshkujt nuk ka pasur rritje te grupmoshat e reja. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve të femrave në vlerë absolute u shënua në Tiranë (-31), Fier (-30), Gjirokastër (-23), ndërsa rritja më e madhe ishte në Lezhë (+19).

Mjekët e shpjegojnë rritjen e vdekshmërisë të meshkujt dhe rënien te femrat me faktin që këto të fundit janë bërë më të ndërgjegjësuara kanë rritur kontrollet për gjirin, bëjnë më shumë mamografi dhe papteste dhe kanë qenë më të prira për të ndryshuar stilin e jetesës.

Sipas INSTAT, në 2018-n, vdekjet më të mëdha nga tumoret ishin te meshkujt, me 64% të totalit, nga 61% vitin e mëparshëm.

Burimet në Onkologjik pohojnë se rastet me kancer janë shtuar vitet e fundit dhe statistikat nuk janë të sakta. Shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë, ndërsa ka shumë raste nga Kosova që trajtohen në Shqipëri. Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grupmosha e re 20-40 vjeç.

Qytetet me vdekjet më të larta në raport me popullsinë

Sipas INSTAT, vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.

Monitor ka përpunuar të dhënat për ndjekjet nga tumoret në raport me popullsinë për 12 qarqet në vend.

Prevalencën më të larta e ka Gjirokastra, me 207 jetë të humbura për 100 mijë banorë. Gjirokastra ka më shumë jetë të humbura për shkak të plakjes së popullsisë me ritme më të larta se në qarqet e tjera. Pas Gjirokastrës vjen Korça me 176 të vdekur për 100 mijë banorë, më pas Shkodra me 167 për 100 mijë banorë, Vlora me 165 raste, Berati (160), Elbasani (148).

Numrin për të ulët të jetëve të humbura për 100 mijë banorë e ka Tirana me 93 të vdekur për 100 mijë banorë më 2018, më pas Kukësi (98) Durrësi (107)- shiko grafikun.

Shkaktarët e sëmundjes dhe rekomandimet

Ekspertët në Spitalin Onkologjik pohojnë se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për kancerin në rritje. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë në zonat e ndotura të vendit sidomos në qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit, sidomos ato me Kosovën, ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.

Në vendin tonë, kanceri mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis, rekomandojnë mjekët. Nëse këta faktorë rreziku nuk frenohen, mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes./Monitor

Artikulli paraprakSakrifica e nënës nga Prishtina e cila i ushqen fëmijët e vetme
Artikulli i rradhës Banorët besojnë se uji i këtij burimi ua shëroi sëmundjet e lukthit dhe lëkurës

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.