Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i të prekurve me sëmundjen e frymëmarrjes në Obiliq

Lajme 01/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Banorët e komunës së Obiliqit kërcënohen nga mjedisi i ndotur, kjo po ndikon që çdo vit të rritet numri i të prekurve me sëmundje të ndryshme që përkeqësojnë shëndetin, por edhe shkaktojnë vdekje të menjëhershme.

Lajmi.net ka kontaktuar me Drejtorin e  Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës se Obiliqit, Ibish Mjekiqi i cili ka thënë se numri i pacientëve të prekur me sëmundjen e frymëmarrjes, në këtë komunë, është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

“Numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes në komunën tonë është 30% më i lart në krahasim me komunat tjera, kjo është për shkak të mjedisit më të ndotur që ka komuna jonë në krahasim me komunat tjera”, ka thënë ai.

Sipas Mjekiqit, në vitin 2016 kanë qenë 487 raste kronike me probleme shëndetësore të frymëmarrjes prej tyre 10 raste të reja, për këtë periudhë të këtij viti numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes është i rritur edhe për 20 raste të reja.

“Vitin e kaluar (2016) i kemi pas 487 raste kronike me probleme shëndetësore të frymëmarrjes prej tyre 10 raste të reja,për këtë periudhë të këtij viti numri I pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes është i rritur edhe për 20 raste të reja”, deklaroi ai.

Komuna e Obiliqit ka buxhet të vogël sa i përket menaxhimit të kësaj situate dhe krejt çka mundur të bëjë është të mbjell drunj, asgjë më shumë.

“Komuna ka një buxhet të vogël për këtë qëllim por ne kemi mbjellë një numër të konsiderueshëm të drunjve që do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, është shprehur ai.

Ndotësi kryesor mbetet KEK-u, më pas deponia regjionale e mbeturinave në Mirashë, infrastruktura e dobët dhe shumë indikatorë  të tjerë.

“Ndotësi kryesor është operatori ekonomik KEK me të gjitha njësit e veta ,duke filluar nga elektranat, minierat etj. Deponia regjionale  e mbeturinave në Mirashë,infrastruktura e dobët rrugore, ngrohja me qymyr etj”, ka thënë Mjekiqi. /Lajmi.net/

Artikulli paraprak“Unë e mbyta beben”, kjo nënë ka një mesazh të fuqishëm pasi i vdiq fëmija
Artikulli i rradhës Të gjithë do të bashkëndjeni me lot me këta fëmijë binjakë që mbetën jetim

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.