Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e rasteve të dhunës ndaj prindërve nga fëmijët në Kosovë, fenomen në rritje

Lajme 23/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhuna nga fëmijët ndaj prindërve është bërë një fenomen në rritje në Kosovë, duke shqetësuar shoqërinë dhe institucionet

Sipas sociologut Bekim Selishta, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ky trend ka pasur një zhvillim të vazhdueshëm gjatë dekadës së fundit, duke treguar se ka nevojë për një trajtim më serioz dhe ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar këtë dukuri shqetësuese.

“Në 10 vitet e fundit e kemi trajtuar si fenomen që është në rritje dhe shqetësimet i vazhdueshëm është zhvilluar vazhdimisht ky shqetësim mes prindërve dhe fëmijëve, këtë temë duhet edhe institucionet me trajtuar më seriozisht. Të cilët kanë mundësi që të trajtojnë këto raste më serioze dhe të gjejnë shkaqet e nxitjes dhe të urrejtës, fillimisht këtu duhet ta kemi parasysh që tek ne fëmijët e vegjël dhe prindërit e rijnë nuk kanë pasur kujdes tek rrjetet sociale ku janë kyçur fëmijët, ose lojërat që kanë përdorur, dhe fenomenet e tjera vazhdimisht tek ne është promovuar dhuna, agresiviteti dhe nxitja e dhunës dhe i kanë kthyer në normalitet, këto tema është problem t’i ndalojmë me një diskutim”, deklaroi Selishta.

Ai theksoi se ky shqetësim është bërë gjithnjë e më i dukshëm në vitet e fundit, duke shtuar nevojën për trajtim më serioz të këtij fenomeni nga institucionet, si dhe ngritjen e vetëdijes për dhunën dhe agresivitetin që shpesh promovohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe lojërave.

“Sipas raportimeve që pashë vetëm në vitin 2024 kanë qenë mbi 2400 raste të dhunës në familje, kjo tregon që është trend i rritjes që në familjet tona nuk ka qenë normale këto dukuri të devijuara. Familja tek ne ka qenë e shenjtë por i kemi harruar dhe kemi filluar të kalojmë në diçka tjetër, kemi raste të njëjta dhe prej shkollave që duhet të kenë më shumë trajtim në lëndët shoqërore që të ngritët vetëdije se si të sillen me familjen, shoqërinë dhe të ardhmen. Tek ne duhet të kemi emisioni edukative kundër dhunës, ti tregohet secilit të ri që secili që ka dosje të dhunës në polici është në ngjyrën e kuqe dhe vazhdimisht inspektohet nga policia”, shtoi ai.

Ai kërkoi që prindërit dhe fëmijët të trajtohen më rigorozisht dhe të ndërmerren masa për të parandaluar përhapjen e dhunës në shoqëri.

“Secili i ri duhet t’i ik këtij fenomeni, unë e shoh fëmijët që përdorin dhunë aty me një qortim të vogël lirohet ku tek ne është dashur që ky fenomen të ndëshkohet. Prindërit të cilët nuk merren më seriozisht me këta fëmijët të trajtojnë institucionet apo të gjobiten. Ne nuk mundemi me parandaluar me diskutime duhet dhe të veprojmë”, ka theksuar ai. /GazetaShneta/

 

Artikulli paraprakGjumi jocilësor – faktori kryesor që i bën njerëzit të plaken më shpejt
Artikulli i rradhës Çaji hisbiskus mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.