Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e semundjeve kronike në shoqëri moderne

Jetë 11/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundja akute është një vizitorë i papritur i cili e lëshon shtëpinë pas një kohe të shkurtë. Sëmundja kronike, përkundrazi planifikon qëndrim të pakufizuar dhe me kohë bëhet pjesë e familjes”.

Sëmundja kronike është prezencë, akumulim apo latence ireversibile e gjendjes së sëmur, apo dëmtim i cili angazhon tërë ambientin njerëzor për kujdes mbështetës, mirëmbajtje të funksioneve dhe prevenim të paaftësive të mëtutjeshme”.

Termi “gjendje kronike” interpretohet si term i cili përfshinë çfarë do forme të sëmundjes kronike apo të kompleksit të simptomave apo paaftësive të ndryshme duke përfshirë edhe sëmundjet terminale.

Të ndihmuarit pacientëve dhe familjeve për tu ballafaquar me sëmundjet kronike Shumica e familjeve gjatë ciklit jetësor ballafaqohen me sëmundje kronike të ndonjë anëtari të tyre. Prevalenca e sëmundjeve kronike është në rritje dhe se në SHBA ka zëvendësuar sëmundjen akute sishkaktar kryesor të mortalitetit dhe morbiditetit.

Gjysma e të gjithë njerëzve të moshës mbi 65 vjeçare dhe një e katërta e atyre në mesë të moshës 45 dhe 65 vjeçare kanë kufizime të aktiviteteve të tyre për shkak të së paku një gjendje kronike.

Paraqitja e sëmundjes kronike e afekton edhe familjen në masë mjaftë të madhe dhe se aftësia e familjes për tu adaptuar në sëmundjen kronike ndikon edhe në kursin e sëmundjes.

Familjet, duke përjashtuar ofruesit e kujdesit shëndetësor, paraqesin kujdestarët primar për pacientin me sëmundje kronike. Familja është ajo që më së shumti ndihmon në plotësimin e kërkesave fizike të një sëmundje, duke përfshirë këtu prej përgatitjes së ushqimit special për anëtarin e familjes i cili vuan nga sëmundja e zemrës e deri te ndihma në administrimin e insulinës për anëtarin me diabet.

Për më tepër familjet zakonisht janë burimi kryesor i mbështetjes emocionale dhe sociale; pacientët me familjen e tyre mund t’i ndajnë frustracionet e ndryshme dhe problemet që ballafaqohen gjatë jetës së tyre në prani të sëmundjes kronike

Sëmundja kronike afekton të gjitha aspektet e jetës familjare. Shumica e pacientëve dhe familjet e tyre ballafaqohen me sukses me kërkesat dhe streset e sëmundjes kronike dhe kanë tendencë të krijojnë raporte më të afërta mes tyre.

Artikulli paraprakPërjetoi dhunë psiqike, gruaja në Malishevë ik nga shtëpia e saj
Artikulli i rradhës Komunikimi me fëmijët, disa fjalë mund të jenë më të efektshme se të tjerat

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.