Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e shërbimeve dhe përmirësimi i cilësisë në qendrën klinike stomatologjike

Lajme 09/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, si njësi përbërëse e ShSKUK-së, ka rritur vëllimin e punës duke shtuar numrin e shërbimeve stomatologjike, si në sasi, ashtu edhe në cilësi.
Gjatë vitit 2023, në QKSUK kanë marrë trajtim mjekësor 12870 pacientë (krahasuar me 10849 pacientë gjatë 2022, me një rritje prej afër 19%) tek të cilët janë realizuar 68020 vizita (krahasuar me 57329 vizita gjatë 2022, me një rritje prej afër 19%) dhe janë kryer 249328 shërbime (krahasuar me 198776 shërbime gjatë 2022, me një rritje prej mbi 25%), përcjell Gazeta Shneta.
Në muajin mars të vitit 2023, ka rifilluar aplikimi i terapisë fikse ortodontike, me ç’rast gjatë këtij viti janë trajtuar 44 raste, sipas indikacioneve për këtë lloj të terapisë.
Pas promovimit të metodës së re të sedacionit inhalator në dhjetor 2023, gjatë muajve janar-mars 2024 janë trajtuar 34 raste të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe të atyre jo-bashkëpunues. Vlen të theksohet se rastet fillimisht të trajtuara me ndihmën e sedacionit, në vizitat e radhës janë trajtuar pa pasur nevojë për të, duke rritur shkallën e besueshmërisë te pacientët tanë të vegjël.
Në Klinikën e Kirurgjisë Orale është bërë pajisja me aparatura të reja (fiziodispenzer dhe aparat piezoelektrik) për ngritjen e cilësisë së shërbimeve kirurgjike.
Lista e pritjes në fund të vitit 2022 për shumicën e punimeve protetikore ka qenë 6 muaj, ndërsa në fund të vitit 2023, për ato është reduktuar në 1, deri në 1.5 muaj./Gazeta Shneta/
Artikulli paraprakKlinika e Gjinekologjisë me investim rreth 2.5 milion euro: Secila dhomë do të ketë dy shtretër dhe një banjo
Artikulli i rradhës 6 mjekë të rinj fillojnë punën në QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.