Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritje e rasteve me probleme në frymëmarrje tek fëmijët dhe të rinjtë

Lajme 13/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pulmologu i QKUK-së, Besim Morina, tha se kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i pacientëve, veçanërisht i të rinjve dhe i fëmijëve, që paraqiten me probleme në rrugët e frymëmarrjes, si bronkiti dhe astma bronkiale.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Morina vuri në dukje se ndryshimet sezonale, ekspozimi ndaj kondicionerëve dhe substancave irituese si dhe infeksionet virale sezonale, ndikojnë në përkeqësimin e këtyre sëmundjeve.

“Problemet e bronkitit, astmës bronkiale dhe problemet tjera që i prekin rrugët e frymëmarrjes janë problemet më të shpeshta që ne i hasim në Pulmologji. Me ndryshimin e sezonit dhe të klimës apo ekspozimi me ngacmues të ndryshëm, siç janë kondicionerët apo substancat, ndryshe tymi, kemi përkeqësime të këtyre problemeve. E kemi parë që kohët e fundit dhe viteve të fundit kemi pasur rritje të numrit të personave që kanë probleme të tilla. Kemi pasur mosha të reja, fëmijë që kanë gjithnjë më shumë probleme të tilla, fëmijët që kanë kollë kronike, të rinjtë që kanë kollë kronike, përkundër asaj që nuk pinë duhan. Shpesh habiten si të kenë problem me rrugët e frymëmarrjes kur nuk pinë duhan, por duhet të kemi parasysh që këto probleme janë gjithmonë në rritje”, tha Morina.

Ai tha se me paraqitjen e djersës dhe ndryshimeve të papritura klimatike, shtohet rreziku i përkeqësimit të gjendjes te pacientët që vuajnë nga bronkiti, astma bronkiale dhe sëmundje të tjera respiratore.

“Së fundmi, me paraqitjen e djersës presim një përkeqësim të sëmundjeve për shkak se kësaj i korrespondojnë edhe problemet e infeksioneve virale sezonale, pra kemi gripat sezonal dhe problemet e tjera, të cilat e përkeqësojnë një person që ka bronkit. Pra, njerëzit kanë bronkit, astmë bronkiale dhe probleme të tjera të mbireagimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe në momentin kur kanë një grip apo ndonjë problem respirator apo infeksion, u përkeqësohet problemi i tyre. Zakonisht i prek të rinjtë, ata janë më të prekurit dhe po ashtu edhe moshat e mesme, por nuk kursehen asnjëherë edhe moshat e tjera. Kur flasim për astmën bronkiale dhe bronkitin si jo të shkaktuar nga tymi i duhanit, ajo gjithmonë i prek të rinjtë dhe moshat e mesme, kurse kemi edhe bronkitin kronik që prek rrugët e frymëmarrjes, ku edhe ajo shfaqet me kollë dhe këlbazë dhe probleme të tjera respiratore, por zakonisht paraqitet te duhanpirësit. Pra, bronkitin duhet ta dallojmë nga bronkitet e tjera dhe astma bronkiale që paraqitet te moshat e reja”.

Dr. Morina theksoi se këto sëmundje zakonisht nuk shërohen plotësisht, por mund të trajtohen dhe të menaxhohen në mënyrë të duhur për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

“Simptomat kryesore është kolla kronike, e cila më së shumti i shtyn njerëzit të vijnë dhe të paraqiten, një kollë që zgjat më shumë se dy-tre javë dhe e sheh se personi që ka vazhdimisht këtë kollë nuk i tërhiqet, edhe nëse i tërhiqet, i paraqitet pas disa muajve. Është po ashtu prezenca e këlbazës dhe prezencë e mosngopjes me ajër, fishkëllima në gjoks, të gjitha këto janë simptoma me probleme me rrugët e frymëmarrjes. Tek problemet me rrugët e frymëmarrjes nuk flasim shumë për shërim, por për trajtim, sepse është vështirë të shërohet, por të trajtohet dhe të përmirësohet gjendja”, tha për Ekonomia Online, pulmologu Morina.

Artikulli paraprakSot mot me diell, temperaturat deri në 29°C”
Artikulli i rradhës Tërmeti me magnitudë 7.4 godet pranë bregut lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.