Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritje e rasteve të kancerit të gjirit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, 73 operime këtë vit

Lajme 28/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i rasteve me kancer të gjirit të trajtuara në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ka shënuar rritje gjatë këtij viti, duke arritur në 73 operime krahasuar me 55 sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanceri i gjirit vazhdon të mbetet ndër sëmundjet më të shpeshta që trajtohen në këtë klinikë dhe se trendi është në rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Si gjithëherë, numri i sëmundjeve më të shpeshta që ne i trajtojmë janë sëmundjet e kancerit të gjirit, që faktikisht është një sëmundje që në kohët e fundit quhet si sëmundja e shekullit. Dhe në qoftë se e llogarisim si në start, në qoftë se e bëjmë një krahasim me vitin e kalum me këtë vit, numri është më i madh sesa i vitit të kalum. Domethënë për periudhën e ngjashme që kemi qenë vitin e kaluar edhe këtë vit, vitin e kaluar kemi pasë 55 raste që i kemi kalu me kancer të gjirit, që i kemi operuar me kancer të gjirit, ndërsa këtë vit është numri me 73 raste. Domethënë është diku rreth 15 raste më shumë sesa vitin e kaluar”, tha ai.

Kolgeci bëri të ditur se në klinikë po aplikohen metoda bashkëkohore të trajtimit, përfshirë edhe metodën “sentinel”, e cila sipas tij nuk zbatohet gjerësisht në rajon, por në Kosovë ka filluar të përdoret me sukses.

“Ju them me përgjegjësi të plotë se ekziston një staf shumë i mrekullueshëm, mjaft i përgatitur për trajtimin e sëmundjeve të tilla. Po ashtu edhe teknikat të cilat neve jemi duke i zbatuar, ne nuk po them që jemi me ato që e kanë shtetet e perëndimit, por jemi në trend me kohën, faktikisht po mundohemi të jemi në trend me kohën që trajtohen qysh si trajtohen edhe në vendet e tjera. Ju e përmendët atë metodën sentinel, metoda sentinel nuk zbatohet në shumë vende të Ballkanit, tek neve zbatohet edhe kemi fillu vitin e kaluar dhe është t’u apliku me shumë sukses”, tha ai.

Sipas tij, një pjesë e madhe e rasteve trajtohen me këtë metod që mundëson ruajtjen e gjirit, duke shmangur ndërhyrjet radikale.

“Po vitin e kalum ka qenë diku rreth 73 raste(janë trajtuar me metodën “sentinel”). Edhe kjo e mira e kësaj është se këto 73 raste që kanë qenë trajtuar vitin e kalum, shkojnë në kuadër të sëmundjeve të kancerit të gjirit që shkojnë me kursim të gjirit. Që domethënë se kjo pjesë e, te këto raste, kanceri është largu, është bë kuadrant ose është hequr një pjesë e gjirit, por nuk ka qenë e nevojshme që të hiqet komplet gjiri. Që domethënë që ka qenë edhe lehtësi, edhe është një diçka e mirë edhe për popullatën po sidomos për pacientet qe vuajnë nga sëmundjet të kancerit të gjirit”, tha ai.

Kolgeci, foli edhe për listat e pritjes, duke thënë se ato janë relativisht të shkurtra dhe pacientët me kancer trajtohen me prioritet.

“Lista e pritjes ekziston çdo kund në botë edhe tek neve ne e kemi një listë të pritjes, po lista e pritjes është jashtëzakonisht e vogël. Është diku rreth 3 javë që pacientët, në momentin që diagnostifikohen deri në momentin kur realizohet intervenimi kirurgjik është rreth 3 javë, që është e mjaftueshme për pacientin që të përgatitet edhe me analizat e tjera të cilat janë të nevojshme, siç janë scintigrafia apo analizat e tjera që janë të domosdoshme për intervenim kirurgjik. Normalisht në këtë fazë këta pacientë përgatiten edhe nga ana e pulmologut, edhe nga ana e kardiologut sepse është e nevojshme që para intervenimit kirurgjik t’i kemi edhe konsultat e këtyre mjekëve. Më gjatë unë po ju them se në vendet e tjera, në shtetet e perëndimit ekziston lista, unë mendoj që është shumë më e gjatë sesa tek neve. Po ne kemi listë të pritjes, po kemi listë të pritjes më shumë për ato pacientë të cilët vuajnë prej sëmundjeve që s’kanë tumore të gjirit, që nuk janë urgjente, përndryshe kanceri tek neve trajtohet faktikisht me shumë prioritet”, tha ai.

Kolgeci bëri të ditur se klinika nuk ka mungesë të stafit dhe se aktualisht ka 12 kirurgë aktivë, ndërsa tre të tjerë pritet të punësohen së shpejti, çka sipas tij do të rrisë edhe më tej kapacitetet për trajtim.

“Jo, stafi për kirurgji torakale aktualisht ne kemi 12 kirurgë edhe i kemi 3 të cilët janë në pritje për punësim, që shpresojmë që edhe ata shumë shpejt do të bashkohen në klinikën tonë. Përndryshe me këto 15 veta sa jemi, është e mjaftueshme që klinika t’i përballojë me sukses çdo ndërhyrje apo punët e tjera të përditshme që i bëjmë në klinikën tonë”, tha ai./Ekonomia Online/

Artikulli paraprakRast i rëndë në Vushtrri: Fëmija 4-vjeçar humb jetën aksidentalisht nga babai
Artikulli i rradhës Gjumi i tepërt mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.