Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrustemaj: Infermierët po braktisin Kosovën

Lajme 06/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët kosovarë janë diskriminuar me Ligjin e pagave. Kjo vetëm do të rrisë trendin e largimit të tyre nga Kosova.

Oda e Infermierëve ka kërkuar nga Presidenti, Qeveria dhe Parlamenti që të mos e çojnë përpara Ligjin për Pagat. Por, kryetari i Odës së Infermierëve Naser Rrustemaj, në emisionin “Aktual”, në RTK 3, ka thënë se nuk kanë marrë fare përgjigje për këtë derisa kjo do të bëj që infermierët të largohen nga Kosova.

“Sa i përket ligjit të pagave, janë diskriminuar shumë. Janë futur të gjithë në një kategori. Ne si Odë e Infermierëve kemi dërgua shkresë edhe Presidentit, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit që këtë ligj të mos e çojnë përpara.

Kjo do ta vështirësojë edhe më shumë gjendjen e infermierëve që po largohen edhe ashtu nga Kosova”, ka thënë Rrustemaj.

Problemi më i madh është përgatitja profesionale e infermierëve për t’i bërë ata të gatshëm për punë. “Dhe, vetëm në Infektivë në repartin e Intenzivës brenda javës kanë lëshua punën 3 infermierë”, ka shtuar ai, duke treguar se ka shume vështirësi në zëvendësimin e këtyre kuadrove, pasi për fusha specifike nuk mjafton vetëm mbarimi i fakultetit por edhe trajnimi specifik dhe edukimi i vazhdueshëm.

Rrustemaj ka folur edhe për konferencën qe ka organizuar OIK me moton: “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”.

“Me të vërtetë gjithë konferenca por edhe ngjarja që u zhvillu ka qenë emocionuese. Kemi kujtua trimërinë e kolegëve tanë. Vetëm me shkuar me pa atë vend ishte e vështirë e lëre më me ofrua shërbime aty”, ka thënë Rrustemaj në emisionin Aktual në RTK.

Ai ka kujtuar një rast të veçantë kur nga një shpellë në zonën e Nerodimës ishin strehuar e më vonë ishte urdhëruar të tërhiqen 104 të plagosur dhe është dashur për tërheqjen e secilit të plagosur që të sigurohen 8 persona.

“Është tregu një trimëri shumë e madhe që flet shumë pasi infermierët kanë dhanë gjithçka nga vetja për të ndihmuar jo vetëm ushtarët e UÇK-së por edhe gratë që kanë lindur nëpër male”, ka thënë Rrustemaj. /RTK

Artikulli paraprakAlarmante, pemët dhe perimet në Kosovë të rrezikshme për shëndetin
Artikulli i rradhës Kirurgët e QKUK-së kryejnë një operacion të rrallë tek një fëmijë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.