Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sadiku: Prishtina ka nevojë për mjekë e barna

Lajme 10/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për çdo 2 000 banorë, duhet të jenë një mjek familjar dhe dy infermierë. Duke u bazuar në këtë, drejtori i Shëndetësisë së Prishtinës, Izet Sadiku, thotë se kryeqytetit i nevojiten edhe 50 mjekë e 100 infermierë më shumë sesa që ka sot.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadiku ka paralajmëruar se do të hapen edhe konkurse për këto pozita.

Ai ka thënë se janë duke i pritur edhe statistikat e reja të regjistrimit të popullsisë, në bazë të të cilave do ta përcaktojnë saktë edhe numrin e personelit të ri shëndetësor.

“Faktikisht Prishtina ka shumë nevojë. I kemi diku 100 mjekë familjarë dhe numri i banorëve është shumë më i madh në Prishtinë”.

“Sipas grantit për shëndetësi, i cili ndahet sipas numrit të banorëve dhe sipas regjistrimit të fundit, Prishtina i ka 198 mijë banorë rezidentë, por sigurisht ka edhe më shumë jo rezidentë. Është paralajmëruar se sivjet do të ketë regjistrim të popullsisë dhe kjo do të ishte shumë e mirëseardhur pasi do ta tregonte numrin e saktë të banorëve që ka Prishtina dhe në bazë të atij numri ne do të kishim numrin e mjekëve”.

“Sipas OBSH-së parashihet që për çdo 2000 banorë të jetë një mjek dhe dy infermierë. Kjo i bile që Prishtina duhet t’i ketë të paktën edhe 50 mjekë dhe 100 infermierë më shumë se që i ka sot”, është shprehur Sadiku.

Ndërsa, i pyetur nga EO, për mungesën e furnizimit me barna, ai tha se Komuna ka marrë përsipër furnizimin 100 për qind nga burimet vetanake, por se pret që Ministria ta stabilizojë furnizimin, ashtu edhe siç ka premtuar, në korrik dhe gusht.

“Ne kemi edhe sivjet mungesë (të barnave) dhe kemi pasur edhe vitin e kaluar. Vitin e kaluar në nivel të vendit ka qenë 32% furnizimi. Mirëpo, ne e kemi mbuluar 100% me burime vetanake. Edhe këtë vit po ndodhë ashtu edhe pse Ministria ka premtuar që diku në korrik/gusht do të stabilizohet furnizimi. Deri tani jemi duke furnizuar me forca tona vetanake dhe nuk kemi pasur problem falë buxhetit që e ka ndarë komuna për barna”. 

E për bashkëpunimin me Ministrinë, ai tha se është i mirë, por se pret që të rritet pikërisht furnizimi me barna.

“Kemi bashkëpunim me Ministrinë edhe me ministrin Vitia, por bashkëpunimi varet edhe prej takimeve, varet edhe prej përkrahjes dhe obligimeve që i kemi ndaj njëri tjetrit. Te barnat po shpresoj që do rritet furnizimi sepse është obligim i Ministrisë për të furnizuar me barna dhe material furnizues 100% në bazë të listës esenciale”. /EO/

Artikulli paraprakKomisioni për Shëndetësi miraton projekligjin për çmimin e barnave
Artikulli i rradhës Dashuria mposht frikën e nënave të reja në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.