Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, në krye me Dr. Izet Sadiku ka njoftuar rreth funksionalizimit të ultrazërit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Përmes një komunikate, Dr. Sadiku ka njoftuar se pas disa ditëve të mosfunksionimit të ultrazërit në Radiologji në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti është rikthyer përsëri në shërbim kjo pajisje, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas disa ditë mosfunksionimi të aparatit te ultrazërit në njësinë e Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti nga sot në ora 8:00 aparati i ultrazërit ështe funksionalizuar dhe qytetarët nga mëngjesi i sotëm kanë pas mundësi të marrin shërbimet e ekosonografisë”, ka theksuar Dr. Sadiku. /Gazeta Shneta/




