Dr. Sami Uka është rikthyer sërish në kabinetin e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.
Uka në kabinet mban pozitën e këshilltarit politik për ministrin Vitia, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka qenë pjesë e kabinetit edhe në qeverinë e parë Kurti në fillim të vitit të kaluar.
Uka është mjek familjar dhe ka mbajtur pozitën e Kryeshefit në QKMF në Prishtinë. Ndryshe ai është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, psikologut Fitim Uka.