Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Scholz: Propozimi i Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza është i papranueshëm

Lajme 29/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordani është “i papranueshëm” dhe përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje të bazuar në dy shtete, Izraeli dhe Palestina.

“Çdo plan zhvendosjeje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen prej andej në Egjipt apo Jordani, janë të papranueshme”, tha Scholz.

Ai përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët do të jetojnë në paqe krah për krah, por se Autoriteti Palestinez duhet të marrë përgjegjësinë për Gazën, raporton Reuters.

“Shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur nuk duhet të humbasë”, tha Scholz, duke iu referuar marrëveshjes së fundit të armëpushimit.

Disa milionë palestinezë jetojnë tashmë në Jordani, dhe dhjetëra mijëra prej tyre janë në Egjipt dhe qeveritë e të dy vendeve refuzuan propozimin e Trump.

Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve për Izraelin dhe eksportet u rritën 10 herë në vitin 2023, vit kur filloi lufta në Gaza.

 

Artikulli paraprakSpitali i Pejës: 1089 mamografi janë kryer në vitin 2024
Artikulli i rradhës Profesori i UP-së zbulon edhe një insekt, e emërton Tinodes lumbardhi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.