Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Së shpejti vendosen kamerat në rrugët e Prishtinës

Lajme 18/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
kamera
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tejkalimi i shpejtësisë në komunikacion dhe aksidentet e shpeshta që shpesh përfundojnë me lëndime e nganjëherë edhe me fatalitet, janë rastet të cilat po vazhdojnë të ndodhin në rrugët e Prishtinës.

Ekspert të komunikacionit dhe Policia e Kosovës, vlerësojnë se vendosja e kamerave në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët tjera nacionale, do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve në trafik.

E derisa qytetarët e mirëpresin vendosjen e kamerave, në Komunën e Prishtinës thonë se projekti është në procedurë dhe shumë shpejtë do të implementohet në rrugët e Prishtinës.

Vozitësi nga Prishtina, Nuhi Gashi tha se kamerat në komunikacion është dashur të vendosen qysh moti. Sipas tij, kamerat do të vetëdijësonin qytetarët për të ulur shpejtësinë në vozitje dhe aksidentet do të ishin më të pakëta.

“Jo duhet por është shumë keq që nuk janë vendosur deri më tash, duhet të vendosen dhe unë besoj që më lirë kushton një kamerë se sa një pengesë që na shkatërruan vetura, është mirë me i vendos kamerat dhe me i largu pengesat, dhe dënimet me i shumëzuar me dhjetë. Çdo vend me vendos kamera, kamera e nxjerrë vetveten se paguhet me dënime, me dënime nxjerrët kamera. Jo ishin pakësuar, ishin minimizuar se kamera është një gjë e cila nuk punon më të njohshëm në polici, Kosova e vogël, tri dënime të tij me i bërë i del i njohur, jo i vjen gjynah nganjëherë”, tha Gashi.

Po ashtu, vozitësi tjetër u shpreh se me vendosjen e kamerave, do të rritet edhe siguria në komunikacion.

“Po more, duhet edhe për shpejtësi, siguri, për të gjitha dhe ishin vetëdijesuar. Popullata ishte ndjerë më e sigurt, ndryshe është kur të shikon dikush”, tha vozitësi.

Ndërkaq, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha për kp se shumica e aksidenteve në komunikacion ndodhin për shkak të mungesës së hulumtimeve të tyre.

Ai shtoi se vendosja e aparatëve fotografik në rrugë nacionale është parandalim i aksidenteve. Sipas tij, përpos policisë që matin shpejtësinë, edhe kamerat do të vepronin shpejtë dhe saktë, por për fat të keq Kosova nuk i ka.

“Sigurisht aksidentet ndodhin për shkak të ndikimit të faktorëve ose shkaktarë janë pesë, të cilët ndikojnë përmes elementeve të tyre dhe ata faktorë të cilët ndodhin janë duke u përsëritur, pesë faktorë, njeri, automjet, rrugë, komunikacion rrugor dhe incidentet po përsëriten për shkak të mungesës së hulumtimeve të aksidenteve ku ndodhin. Vendosja e aparateve dhe kamerave në rrugë nacionale dhe aty ku ndodhin aksidentet, sigurisht se është një masë primare për parandalimin e aksidenteve”.

“Kosova për fatin tonë të keq nuk i ka hulumtimet se ku ndodhin aksidentet, përveç policisë që i matin shpejtësinë në mënyrë statike, kamera këtu nuk ekzistojnë, pikërisht për këtë është problemi ynë se nuk ka lidhshmëri në mes elementeve teknike dhe vendimmarrëse. Në qoftë se ne si ekspertë e propozojmë një gjë të tillë, atëherë vendimmarrësit nuk janë duke e marrë, ky propozimi i kamerave dhe fotografimi i tyre, nuk është tash, është shumë kohë në ministri, ne kemi pas propozime të tilla, kurrë nuk është zbatuar asnjë”, tha Dedaj.

E në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani theksoi se kamerat në komunikacion, do të ndihmonin policinë në aspektin e hetimit të veprave të ndryshme penale.

“Vendosja e kamerave si nga niveli i autoriteteve lokale apo nga niveli qendror, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ndikon në mënyrë pozitive. Kjo do të kishte ndihmuar institucionet e sigurisë, si në aspektin parandalues, e po ashtu edhe në aspektin e hetimit dhe ndriçimit të kundërvajtjeve apo edhe të veprave të ndryshme penale”, tha Kelani.

Nga drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se projekti për kamerat në komunikacion është në proces dhe shumë shpejt pritet të vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Fushtica tha se në momentin që vendosen kamerat në komunikacion, ato do të monitorohen nga Policia e Kosovës dhe do të ndikojë në zbulimin e krimeve në komunikacion.

“Problemi i vendosjes së kamerave që ka përcjell kryeqytetin gati një kohë të gjatë dhe duhet të kemi parasysh që vendosja e kamerave të sigurisë dhe atyre në komunikacion janë të ndërlidhura dhe kjo ka qenë një iniciative dhe një prioritet i kryetarit Përparim Rama dhe ne kemi filluar intenzivisht të punojmë në vendosjen e projektit të kamerave në kryeqytet. Projekti është në shqyrtim dhe shumë shpejt presim që do të kemi vendosjen e sistemit të kamerave në kryeqytet që ndërlidhen me vendosjen e kamerave që do të kontrollojnë edhe komunikacionin”.

“Për më shumë projekti është përgatitur nga Policia e Kosovës, pra komuna vetëm e ka bërë, ka ndarë buxhetin dhe me rekomandim të Agjencionit për Privatësi, kamerat do të monitorohen nga Policia e Kosovës, projekti është përgatitur nga ata, dhe shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata dhe do të fillojë edhe vendosja e tyre në kryeqytet”.

“Kjo do të arrijë në masë të madhe edhe në aspektin e parandalimit por edhe në aspektin e zbulimit të krimeve si në komunikacion, si në aspektin e krimeve të tjera që zhvillohet në komunikacion dhe do të arrijë ndjeshëm, jo vetëm sigurinë por edhe ndjenjën e sigurisë në kryeqytet” tha Fushtica.

Për realizimin e projektit të kamerave në Prishtinë, janë ndarë rreth 450 mijë euro. Projekt i cili do të duhej të përfundonte në nëntor të këtij viti, por se do të nis në vitin 2024. /KosovaPress

Artikulli paraprakKryeqyteti ndan 250 euro për gratë me kancer të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike
Artikulli i rradhës ASK: Gjatë muajit tetor kanë lindur 2 mijë e 161 foshnje – brenda dhe jashtë Kosovës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.