Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sejdiu: Infarkti do të trajtohet në dy orët e para, do të pajisemi me helikopterë

Lajme 27/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimet 24 orëshe në disa prej klinikave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë shënuar një progres të madh duke ndihmuar në heqjen e listave të pritjes së pacientëve për t’i kryer shërbimet në lidhje me trajtimin e sëmundjeve të tyre. Por, modernizim i këtij institucioni shëndetësor po vazhdon edhe më tej. ​Këtë e tha drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ku sipas tij, së shpejti pritet të zbatohet projekti për trajtimin e infarktit në 2 orët e para.

Ai tha se ka mbështetje për këtë projekt, ndërsa KFOR-i besohet se do të jep mbështetjen e tyre në sigurimin e helikopterëve të cilët do të jenë në shërbim të trajtimit të qytetarëve kudo në Kosovë dhe brenda 2 orëve pacienti do të trajtohet.

“Ajo që kemi pas prioritet jemi duke e trajtu, është trajtimi i infarktit akut në 24 orë që e kemi arritur, ajo që presim është trajtimi i infarktit në dy orët e para, kemi mbështetje në këtë projekt. Pacienti ku do që të jetë mund të vij në 2 orët e para sepse janë të arta, kemi biseda edhe me KFOR-in që të na siguroj edhe helikopter për këtë projekt nëpër gjithë Kosovën që jetët e njerëzve të shpëtohen qysh në dy orët e para”, tha Sejdiu.

Në kuadër të projekteve të rëndësishme, Sjediu tha se është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve.

“Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe kardiokirurgjia e fëmijëve, e kemi në plan edhe atë, presim nga jashtë që të operohen disa pacientë fëmijë dhe të vazhdoj stafi ynë të cilët janë të përgatitur, kemi staf që Maqedonia nuk e ka kardiokirurgjinë e fëmijëve dhe ajo që është e rëndësishme është stroke center që nënkupton të gjitha sulmet në tru të trajtohen në formën më profesionale si dhe intervenimi në tru në orët e para, të gjitha këto përgatitje presim që në muajt në vijim t’i realizojmë dhe janë projekte të mëdhaja, duhet ta ngrisim nivelin e shëndetit të popoullatës sonë”, tha ai.

Sejdiu foli edhe për grevën e kirurgëve ku tha se pacientët të cilat kanë nevojë për trajtimin e tyre me urgjencë janë trajtuar dhe nuk kanë pësuar pacientët për shkak të grevës.

Ai tha se shpreson që do të ketë paga të dinjitetshme për mjekët dhe të ndërpritet greva e tyre pasi që ky ka qenë edhe premtim nga ana e vetë qeveritarëve. Megjithatë, Sjediu shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje dhe të përfundojë greva.

Artikulli paraprakBlerim Syla kundër kirurgëve: Greva e tyre e jashtëligjshme, po pësojnë pacientët
Artikulli i rradhës Qendrat familjare nuk kanë staf të mjaftueshëm mjekësor

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.