Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu ka thënë se obligimi për të deklaruar pasurinë është jo vetëm diskriminues por edhe ka krijuar percepcion negativ ndaj mjekëve. Ai ka thënë se OMK do të marr masa ligjore.
Sejdiu ka thënë se deklarimi i pasurisë nuk duhet të jetë selektiv, diskriminues dhe të krijojë përcepcione negative ndaj një grupi të shoqërisë.
“Ashtu si qendron çeshtja, koleget tone te seleksionuar si grup i dyshuar nga autoritetet qe e kane perpiluar kete ligj, duhet bere deklarimin e kerkuar. Fatekeqesisht menagjeret e nivelit sekondar dhe terciar do duhej te organizojne trajnime informative sepse formularet nuk jane te thjeshte dhe ka shume pa qartësi”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka kërkuar sqarime pse nuk janë obliguar edhe profesionistë të tjerë si stomatologët dhe farmacistët disa prej të cilëve menaxhojnë me buxhetin për barna.
“Diskriminimi tjeter ka ndodh me faktin brenda llojit, pa paragjykime, pse jane me pak te atakuar mjeket e sektorit primar? ka ndonje spjegim? Pastaj, stomatologet jane mjek dhe poashtu kane operime, proteza, implante etj! Pse ky diskriminim? Farmacistet e sektorit publik menagjojne me miliona euro barna dhe materjale hargjuese? Pse?”, ka deklaruar Sejdiu.
Ai ka thënë se OMK ka shfrytezuar te gjitha mjetet ligjore dhe ka reaguar dhe ka perpiluar shkresa dhe propozime për nivelin qeveritar deri te ai parlamentar!
“Si faze tjeter neve kemi kerkuar nga Zyra e Avokatit te Popullit per shqyrtimin e kushtetueshmerise se ketije ligji ku kemi konsideruar diskriminimin. Nga keta te fundit, kemi pranuar shkresen permes se ciles “konkludojne se nuk i kemi shfrytezuar te gjitha njetet juridike”!!! Cilat sepse ska te tjera per neve si organizate profesionale! kemi pasur takime me Avokatin e Popullit ku na eshte premtuar rishiqim, prandaj edhe i jemi drejtuar me shkrese te dokumentuar! Qe nga atehere ASGJE! Mendimi yne eshte se ne keto shkresa por edhe nga deputetet nuk ka pasur asnje reagim prej frikes se mund te akuzohen per bllokim te luftes kunderkorrupcionit!”, ka thënë Sejdiu.
Kryetari i OMK-së ka thënë se edhe profesionistë të tjerë si juristë e ekonomistë të cilët mbajnë pozita zyrtare në Qeveri, punojnë në kompani private por ata nuk janë obliguar për të deklaruar pasurinë.
“Dhe dalin pyetje logjike, sa ekonomist te qeverise punojne si kontabilist ne kompanite private? Sa jurist te punesuar ne sherbimin civil kryejn pune private me avokatura apo zyrtar ligjor kompanive private? Cilet jane me te cenueshem nga fenomeni i korrupcionit, mjeku apo zyrtaret tatimor? OMK do te merr hapat e ri ligjor!”, ka thënë Sejdiu. /Gazeta Shneta/




