Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka pranuar sot detyrën nga ish-ministri Armend Zemaj.
Në pranim dorëzim të detyrës Vitia është shoqëruar nga ish-sekretari Naim Bardiqi, i cili ishte shkarkuar nga Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.
Pranimi i detyrës bashkë me një ish-sekretar ndodhë për herë të parë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Bardiqi kishte ardhur në pozitën e Sekretarit të MSH-së në vitin 2018, i emëruar nga ish-ministri i PDK-së Uran Ismaili.
Ismaili në atë kohë e kishte quajtur Bardiqin krah të fortë për reformat në shëndetësi. /Gazeta Shneta/