Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Alex Azar, reagoi pasi Rusia njofton për aprovimin e vaksinës së parë.
Azar thotë se çështja është të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive për popullin shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ai shtoi se të dhënat nga testimet e fazës së tretë duhet të jenë të nevojshme pasi tregojnë nëse vaksina është e sigurt apo jo.
Azar njoftoi se dy nga gjashtë vaksinat janë në fazën e tretë të provave klinike dhe së bashku me ekspertët besojnë se deri në dhjetor do kenë vaksina të autorizuara nga FDA./GazetaShneta/