Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sekretari i MSH-së nderohet me mirënjohje nga Veteranët e UÇK-së

Lajme 03/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Naim Bardiqi, është nderuar me mirënjohje nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së për kontributin e tij gjatë luftës.

Poashtu veteranët kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Bardiqin, për ndihmën e dhënë për anëtarët e organizatës lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) Hysni Gucati dhe Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, nderuan sot me Mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Naim Bardiqi.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Shëndetësisë, krerët e OVL të UÇK-së shprehën gjithashtu falënderimin e tyre për angazhimin e Sekretarit Bardiqi për të ndihmuar anëtarët e kësaj organizate në kuadër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Nga ana e tij, Sekretari është shprehur falënderues për mirënjohjen e ndarë dhe ka theksuar se për të ka qenë obligim t’i shërbëjë vendit në ditët më të vështira të historisë së tij.

Gjatë vizitës në Ministri të Shëndetësisë, krerët e OVL të UÇK-së i ka takuar edhe Ministri I Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili i ka njoftuar ata për angazhimet e Ministrisë për sigurimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe të sigurta për veteranët e luftës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakLindjet në Spitalin e Pejës: 4 vajza dhe 4 djem vijnë në jetë
Artikulli i rradhës Emina Çunmulaj tregon se si duket një “baba krenar”

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.