Dogana e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Gjilan-Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, Njësia e Task forcës e përbërë nga Dogana dhe Policia, gjatë kontrollit të automjetit kanë hasur në mallra të ndryshme si mbathje sportive pa fatura, të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.
Gjithashtu është gjetur tekstil i firmave te ndryshme kozmetike me prejardhje nga Serbia, si dhe disa pako me hurme.
“Mallrat te cilat kanë qenë pa dokumente janë sekuestruar. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.




