Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja “meksikane” alarmon SHBA, çfarë është RMSF

Lajme 13/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një alarm shëndetësor lidhur me pickimin e rriqrave të qenve. Sëmundja vjen nga Meksika dhe qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, veçanërisht nga veriu i vendit ku është zbuluar ky bakter.

Emri i tij është “Ethet me njolla të malit shkëmbor” (RMSF) dhe simptomat e tij janë ethe, dhimbje koke dhe skuqje. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse nuk trajtohet në fazat e hershme, mund të jetë fatale. Konkretisht, sëmundja është zbuluar në Tecate, Baja California, megjithatë, CDC u ka kërkuar njerëzve që shfaqin simptoma gjatë udhëtimit, ose dy javë më vonë, të kërkojnë kujdes mjekësor. Simptomat zbulohen kryesisht katër deri në dhjetë ditë pas pickimit.

Qentë janë bartës të zakonshëm të bakterit dhe mundësojnë transmetimin e shpejtë. Ai është zbuluar kryesisht në zonat urbane në shtetet veriore të Meksikës, si Sonora, Coahuila, Nuevo Leon dhe Chihuahua.

CDC e rendit atë si një sëmundje serioze dhe transmetohet nga rriqrat. Përveç temperaturës, dhimbjes së kokës dhe skuqjes, sëmundja shkakton të përziera, të vjella, dhimbje stomaku, dhimbje muskujsh dhe humbje të oreksit. Nëse nuk trajtohet në fazat fillestare, atëherë në afat të gjatë mund të çojë në amputim të krahëve, këmbëve ose gishtërinjve për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut.

Artikulli paraprakPesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Artikulli i rradhës Barazia shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.