Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundjet kronike jongjitëse – flet specialisti i mjekësisë familjare, Dr. Rushit Ismajli

Lajme 28/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet kronike jo ngjitëse si hipertensioni dhe diabeti po prekin gjithnjë e më shumë njerëz, sidomos me rritjen e moshës, vë në dukje specialisti i mjekësisë familjare, Rushit Ismajli.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, tha se shkaktarët kryesorë janë ushqimi jo i shëndetshëm, pasiviteti fizik dhe stresi i përditshëm.

“Sëmundjet kronike jo ngjitëse si hipertensioni dhe diabeti shpeshherë shfaqen bashkë. Ka një numër të madh pacientësh që vuajnë nga të dyja këto sëmundje dhe kjo rritet me moshën. Sa më të moshuar të jenë, aq më shumë gjasa kanë të kenë të dy këto probleme. Janë sëmundje të kohës, të lidhura ngushtë me mënyrën e ushqimit: konsum i madh i kripës, i yndyrërave, i sheqerit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Këta faktorë çojnë në obezitet dhe rritje të shtypjes së gjakut,” thotë ai.

Sipas dr. Rushit Ismajlit, trajtimi me barna është i domosdoshëm, por nuk mjafton.

“Barnat janë vetëm një shkop, ku pacienti mbahet. Sëmundja kronike është një sëmundje që zgjat dhe nuk është ngjitëse. Kur vendosim diagnozën dhe trajtimin me barna, këto duhet të merren për një kohë të gjatë, ndonjëherë për tërë jetën. Ajo që u them gjithmonë pacientëve është se mënyra më e mirë për ta trajtuar hipertensionin dhe diabetin është përmes ndryshimit të stilit të jetës, dietës dhe ushtrimeve fizike”.

Ismajli bën thirrje për një dietë të shëndetshme, aktivitet fizik të rregullt dhe konsum të mjaftueshëm të ujit. Ai përmend edhe rëndësinë e dhomave këshillimore që kanë filluar të përhapen, të cilat ofrojnë udhëzime për ushqyerje dhe aktivitet fizik, gjë që ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit.

“Përpiqemi t’i zbulojmë këto sëmundje në faza të hershme. Ka metoda të veçanta për të dalluar shenjat e komplikimeve që prekin sistemin kardiovaskular, enët e gjakut, shikimin dhe veshkat. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mjekohen me kohë këto probleme, për të shmangur pasoja të rënda si infarkti, dëmtimi i veshkave, dëmtimi i syve apo amputimet. Kur arrijnë këto komplikime, është shumë vonë”, tha specialisti i mjekësisë familjare.

Ai nënvizon se është më mirë që trajtimi të fillojë sa më herët.

“Kjo është një sëmundje globale dhe kudo flitet për rritjen e rasteve me hipertension dhe diabet. Kjo ndodh, sepse njerëzit janë bërë më pak aktivë dhe ushqehen me ushqime jo të shëndetshme. Një dietë e balancuar me perime është një nga më të mirat. Nuk është e nevojshme të hiqen të gjitha ushqimet, por duhet konsumuar gjithçka me masë. Po ashtu, rekomandohet të pihen sasi të mjaftueshme uji, ndërsa kafja dhe çaji të konsumohen pa sheqer,” përfundon Ismajli.

Artikulli paraprakMot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri 20 gradë
Artikulli i rradhës Inspektorati Shëndetësor mbyll “Qendrën e Bioinformatikës”, punonte pa licencë nga MSh

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.