Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Senati francez rrëzon ligjin për vdekjen e asistuar, çështja kthehet sërish në Kuvend

Lajme 30/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Senati i Francës ka refuzuar të mërkurën projektligjin për rregullimin e vdekjes së asistuar, duke e kthyer atë për rishqyrtim në Asamblenë Kombëtare, e cila mund ta miratojë sërish edhe pa pëlqimin e Senatit.

Projektligji synon t’u lejojë të rriturve me sëmundje të pashërueshme dhe në fazë të avancuar ose terminale që të marrin medikamente vdekjeprurëse.

Ndihma nga mjeku ose infermieri do të lejohej vetëm në rastet kur pacienti nuk është fizikisht në gjendje ta kryejë vetë procedurën, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Për të përfituar nga kjo e drejtë, pacientët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe shtetas francezë ose banorë të Francës.

Sipas tekstit të propozuar, një ekip mjekësor do të duhej të konfirmonte se pacienti vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme, shoqëruar me dhimbje të padurueshme dhe të patrajtueshme, si dhe se kërkesa për vdekje të asistuar bëhet në mënyrë të lirë dhe të vetëdijshme.

Personat me çrregullime të rënda psikiatrike ose sëmundje neurodegjenerative, si Alzheimeri, përjashtohen nga kjo procedurë.

Ligji parashikon gjithashtu një klauzolë ndërgjegjeje për profesionistët shëndetësorë që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në këtë proces, duke i obliguar ata të drejtojnë pacientin te profesionistë të tjerë.

Projektligji ishte miratuar nga Asambleja Kombëtare në maj të vitit 2025, por u bllokua në Senat me 181 vota kundër dhe 122 pro. Kritikat ndaj tij vijnë si nga politikanë të djathtë që e kundërshtojnë vdekjen e asistuar në parim, ashtu edhe nga mbështetës që e konsiderojnë tekstin përfundimtar shumë të zbutur.

Në të njëjtën seancë, Senati miratoi pothuajse unanimisht një ligj të veçantë për kujdesin paliativ, me synim zgjerimin e qasjes në përkujdesjen ndaj pacientëve në fund të jetës.

Procesi legjislativ pritet të vazhdojë në javën e 16 shkurtit, me leximin e dytë të projektligjit në Asamblenë Kombëtare. Nëse miratohet sërish, ligji do të kthehet në Senat për një lexim të dytë, megjithëse fjala e fundit i takon Asamblesë.

Artikulli paraprakStudim: Personat që rrinë zgjuar deri vonë kanë rrezik më të lartë për sulm në zemër dhe goditje në tru
Artikulli i rradhës Dhunohet një grua në Istog, arrestohet i dyshuari

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.