Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sërish anulohen operacionet për shkak të mungesës së anestetikut

Lajme 14/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e një anestetiku ka shkaktuar anulimin e operacioneve elektive në Spitalin e Gjilanit. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se kontrata e rregullt është vonuar për shkak të ankesave, ndërsa pritet të bëhet furnizimi emergjent. Edhe fillimi i vitit 2018 kishte sjellë anulimin e operacioneve në QKUK për shkak të mungesës së barnave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme kanë mbetur pa anestetikun “Sevofluran”. QKUK dhe spitalet aktualisht po furnizohen nga sasia që ka mbetur në Spitalin e Prizrenit. Mungesa e këtij bari ka shkaktuar edhe anulimin e operacioneve elektive në Spitalin e Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.

Drejtori i këtij spitali, Dr. Nisret Hajrullahu, ka deklaruar se janë detyruar të anulojnë disa operacione për shkak të mungesës së anestetikut. “Për rastet elektive kemi pas çrregullime dhe kemi zvogëluar programin. Nuk i kemi heq krejt por për shkak të mungesës së anestetikut, kemi punuar vetëm rastet urgjente. Nuk ka pësuar asnjë pacient, por është dashur të zvogëlohet vëllimi i punës. Do të furnizohemi nga Spitali i Prizrenit dhe do të normalizohet puna”, ka thënë Hajrullahu.

Mungesën e këtij anestetiku e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e QKUK-së. Në një përgjigje për Gazetën Shneta, thuhet se “Sevoflurani” është huazuar nga spitalet e përgjithshme.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju njofton se është huazuar nga Spitalet e Përgjithshme sasi e sevofluranit. Ndërkaq, jemi në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe pritet bëhet furnizimi shpejtë”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se produkti “Sevofluran” është në procedurë të shqyrtimit, për shkak të ankesës së operatorit ekonomik. Ata thonë se janë në pritje të vendimit të OSHP-së rreth ankesës së ushtruar.

“Por, derisa të përfundohen të gjitha procedurat me kontratën e rregullt dhe OSHP të marrë një vendim, Ministria e Shëndetësisë ka nisur  procedurat për kontratë për furnizim prioritar në mënyrë që pacientët të cilët kanë nevojë për këtë bari të mos kenë nevojë ta blejnë nga xhepi i tyre. Msh është në proces të nënshkrimit të kontratës me prioritet (për furnizim emergjent) , dhe porsa të nënshkruhet, do të nis menjëherë furnizimi me këtë produkt”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se edhe fillimviti i kaluar ka qenë mjaft i vështirë me furnizimin e barnave. Disa klinika të QKUK-së patën anuluar programin për disa ditë në mungesë të barnave dhe materialeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: Nëna sjellë në jetë binjakët në Gjinekologji
Artikulli i rradhës Këto shenja ju tregojnë se keni probleme me gjëndrën tiroide

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.