Një lojë e frikshme e quajtur “Momo Challenge” (Sfida Momo), është duke qarkulluar në internet, kryesisht në platformën Youtube. Kjo lojë është pak a shumë e njëjtë sikurse “Balena Blue”, e cila iu jep instruksione fëmijëve se si ta lëndojnë vetën e madje edhe të bëjnë vetëvrasje.
Kjo lojë fillon duke iu kërkuar fëmijëve që ta regjistrojnë një kontakt në WhatsApp. Ky kontakt pretendon të jetë Momo dhe fillon të dërgoj fotografi të papërshtatshme, shkruan parents.com, transmeton Gazeta Shneta.
Më pastaj personi që qëndron pas këtij emri “Momo”, prezanton 10 faza të lojës të cilat viktima, në këtë rast fëmija, duhet t’i përmbush.
Sipas raportimeve të përdoruesve, loja fillon me sfida më të lehta e pastaj vazhdon deri te ato që rrezikojnë jetën. Nëse fëmijët nuk i plotësojnë kërkesat e Momo-s, ajo do t’i kërcënojë me vrasje.
Prindërit duhet të kenë kujdes dhe t’i monitorojnë fëmijët se çfarë loja luajnë në pajisjet e tyre. /Gazeta Shneta/