Patologu Labinot Shahini ka dal me një reagim ndaj dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu e cila sot shkon në pension.
Shahini ka thënë se suksesi i saj si dekane me pengimin e avancimit të kuadrave të reja, ka kulmuar me mbylljen e Katedrës së Anatomisë Patologjike, transmeton Gazeta Shneta.
“Suksesi pergjate tetë viteve, ne dy mandate, i dekanës se Fakultetit të Mjekësisë në pengimin e avancimit te kuadrave te reja në Katedren e Anatomisë Patologjike (në lenden e saj), kulmoi sot me mbylljen e katedrës dhe bashkimin me nje kateder tjeter me vendim te Keshillit te FM-së. Neser ne diten e saj te pensionimit, le te krenohet qe nuk zgjedhi asnje profesor ne lenden e saj dhe qe e mbylli katedren e saj”, ka shkruar Shahini. /Gazeta Shneta/