Zyra amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka dhuruar sot një donacion në vlerë 51 mijë dollarë për Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në ceremoninë pranim-dorëzimit të donacionit morën pjesë dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK, z. Stephen Banks, Shef i Sektorit Politik, Major Brian Devlin, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, dr. Shemsi Veseli nga Bordi Drejtues.
Gjocaj, thuhet në njoftim, falënderoi Zyrën amerikane për koordinim të Mbrojtjes në Kosovë, për donacionin e dhuruar me vlerë prej $ 51,000 dollarë, i cili është shumë i nevojshëm për Shërbimin Klinik Emergjent, si njëri nga shërbimet më të ngarkuar me pacientë në gjithë SHSKUK dhe Kosovën.
“Instrumentet kirurgjike të dhuruara në formë të donacionit do të lehtësojnë punën e shërbimit emergjent dhe të klinikave tjera që gjatë kujdestarisë shfrytëzojnë sallat e operacionit në këtë klinikë, poashtu do të lehtësojnë trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve kualitative për pacientët”, ka deklaruar Gjocaj.
Stephen Banks, Shef i Sektorit Politik, duke sqaruar përbërjen e donacionit, tha se vlera e tij është 51 mijë dollarë dhe në përbërje të tij ka 24 lloje instrumentesh kirurgjike rreth 2 mijë copë. “ Ky donacion do të ndikoj në mirëqenien dhe në ofrimin e shërbimeve jetike për pacientët që kërkojnë ndihmën mjekësore”, tha mes tjerash Banks.
Kujtojmë se kjo zyrë viteve të kaluara, ka dhuruar pajisjet në lavatoren qendrore, renovim të disa klinikave kirurgjike dhe klinikës infektive, në vlerë 2 milionë dollarë, poashtu pajisje mjekësore dhe set të çarçafëve dhe donacione të tjera të shumta. /Gazeta Shneta/