Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka në plan të japë 500 milion doza të vaksinës Pfizer/ COVID-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe Bashkimin Afrikan.
Këto masa vien si pjesë e rolit të saj në aleancën globale COVAX, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Në total, rreth 200 milion nga këto doza do të shpërndahen gjatë pjesës tjetër të vitit 2021. Dozat e mbetura do të dorëzohen gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022.
Duke diskutuar në lidhje me këto ndryshime gjatë një fjalimi, Presidenti Joe Biden tha se: “Ne duhet t’i japim fund COVID-19, jo vetëm në shtëpi “gjë që po bëjmë – por kudo”. /Gazeta Shneta/