Agjencia amerikane e barnave ka miratuar një test nga gjiganti farmaceutik zviceran Roche që mund të zbulojë linë e majmunëve, ka njoftuar kompania.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), dha dritën jeshile për autorizimin e përdorimit emergjent, ka njoftuar Roche në një deklaratë, e cila bën të mundur përshpejtimin e shitjes së barnave ose testeve për zbulim, përcjell Gazeta Shneta.
Roche, e cila ishte gjithashtu e shpejtë në prodhimin e testeve PCR për koronavirusin, ishte ndër të parat që zhvilloi teste për zbulimin e lisë së majmunëve.
Testi i kompanisë synon dy rajone të ndryshme të gjenomit të virusit që kanë më pak gjasa të pësojnë mutacion, kështu që mund të zbulojë ende virusin e lisë së majmunit nëse ai ndryshon, raporton Roche.
Mes tjerash, testi do t’i ndihmojë individët të shmangin “testimin ose izolimin shtesë të panevojshëm” dhe do të sigurojë që njerëzit të kenë “qasje në trajtimin e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kompania po ashtu ka theksuar se megjithatë virusi nuk mund të “diagnostikuar përfundimisht” vetëm nga simptomat.
Simptomat e lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhimbje muskulore dhe lezione të mëdha të lëkurës.
Që kur lija e majmunëve filloi të përhapet papritur përtej vendeve të Afrikës Perëndimore, ku ka qenë prej kohësh endemike gjashtë muaj më parë, ajo ka marr jetën e 36 njerëzve nga më shumë se 77,000 raste në 109 vende, sipas një raportit të OBSH-së.
Përhapja jashtë Afrikës Perëndimore ka prekur kryesisht të rinjtë që kanë marrëdhënie intime me burra.
Por që kur arriti kulmin në korrik, numri i njerëzve të infektuar ka rënë vazhdimisht, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut, zonat më të goditura në fazat e hershme të shpërthimit global. /Gazeta Shneta/