Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shefi i Intensives dhe drejtori i Emergjencës sqarojnë vdekjen e 20-vjeçares për të cilën Prokuroria nisi hetime

Lajme 07/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vajzë rreth 20-vjeçare ka vdekur dje rreth orë 18:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Humbjen e vajzës nuk mundi ta përballoj babi, i cili rasti vendosi ta dërgoi në polici, për mos trajtim të duhur nga mjekët.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovë, babi i vajzës ka dhënë pak detaje për vdekjen e saj, derisa rasti po vazhdon që të hetohet.

“QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gazeta Insajderi, ka kontaktuar Shefin e Intensives, Shaqir Uka, në QKUK, për të kuptuar detaje lidhur me vdekjen e 20 vjeçarjes.

Uka tha se pacientja ka ardhur nga Qendra Emergjente pas rikthimit të punës së zemrës nga mjekët, që ne e quajmë arrest kardiak.

Mjekët kanë bërë të pamundurën për kthim në jetë, duke ndërmarrë të gjitha masat e trajtimit konform protokolleve, shtoi Uka

“Pacientja ka ardhë nga Qendra Emergjente pas një reanimimi kardiopulmunar, pas një arresti kardiak në Mjekimin Intensiv, janë ndërmarrë të gjitha masat e trajtimit konform protokolleve që bëhen për pacientët e tillë”- shpjegoi për rastin doktori.

Sipas, shefit të Intenzives gjendja e vajzës ka qenë teje e rëndë dhe e njëjta nuk ka mundur të mbijetoj edhe fal punës së mjekëve.

“Fatkeqësisht, vajza nuk ka arrite me e përballu, sepse dëmtimet kanë qenë jashtëzakonisht të rënda. Ka ardhë dje rreth orës 11:00 të paraditës dhe ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes“- tha doktori.

Se mjekët bënë punën e tyre deri në minutat e fundit tha edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, në një deklaratë për Gazetën Insajderi.

Syla, tha se nuk qëndrojnë fjalët e babi të vajzës se 20 vjeçarja vdiq nga pakujesia e mjekëve.

“Ka qenë në Mjekim Intensiv, vdekja e saj nuk ka të bëj me mos trajtim të duhet nga ana e mjekëve. Organet e rendit po merren me rastin e kanë quajtur vdekje e dyshimit”, tha Syla për Insajderin.

Po ashtu, me rastin tashmë po merret edhe Prokuroria e Shtetit. Laureta Ulaj nga Prokuroria tha për Insajderin tha se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë’.

Me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit.

“Rastit te cilit i referoheni ju, njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajetë është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”- tha Ulaj për Insajderin.

Artikulli paraprakMrekulli mes rrënojave të tërmetit, foshnja lind poshtë tyre dhe shpëtohet
Artikulli i rradhës Nëna nga Durrësi sjellë në jetë trinjakë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.