Shefi i njësisë koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK Dr. Artan Ahmeti, i ka falënderuar kardiologët shqiptarë nga Zvicra e Austria për kontributin e tyre në QKUK.
Ahmeti ka shkruar në facebook se bashkë me mjekët nga Evropa kanë diskutuar për bashkëpunim të vazhdueshëm në trajtimin e rasteve komplekse, shkruan Gazeta Shneta.
“- Diskutime ne nivele te larta SHSKUK & MSh per idene e bashkpunimit te vazhdueshme me ekspert te nivelit te larte (Florim Cuculi, Aurel Toma, Fadil Ademaj e te ngjajashme)”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i tij i plotë:
“Ëork hard and have fun” by Florim
– Trajtim i rasteve komplekse.
– Diskutime, konsultime shkencore, shkembim te ideve dhe pervojave koleget ne Kadiologji invazive ne Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës!
– Ligjerata ne Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës.
– Diskutime ne nivele te larta SHSKUK & MSh per idene e bashkpunimit te vazhdueshme me ekspert te nivelit te larte (Florim Cuculi, Aurel Toma, Fadil Ademaj e te ngjajashme).
E gjithe lodhja e madhe per nje pune te suksesshme, shenderohet ne energji dhe motivim! 🦾
Faleminderit shumë miq, krenarë me ju!




