Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shefi i OBSH-së: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Lajme 24/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda pavarësisht një armëpushimi të brishtë, si dhe ka theksuar se niveli i ndihmave mezi është përmirësuar dhe evakuimet mjekësore janë shumë të kufizuara për të përmbushur nevojat në enklavë.

“Armëpushimi i shpallur dy javë më parë është i brishtë dhe është shkelur, por vazhdon të mbahet, gjë që është një lajm i shkëlqyer për të gjithë”, tha në një konferencë për media drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusl.

Megjithatë, tha Tedros, “kriza është larg përfundimit dhe nevojat janë të jashtëzakonshme”.

“Nuk ka ulje të urisë, sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, tha ai, duke theksuar se uria kërkon më shumë kohë për t’u zhdukur.

Shefi i OBSH-së theksoi se shumë nga kamionët që hyjnë në Gaza tani janë komercial, gjë që nuk e ndihmon çështjen pasi njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë.

Lidhur me evakuimet mjekësore, Tedros paralajmëroi se një ose dy rrugët e vëna në dispozicion për operacione të tilla dhe “evakuimet mjekësore një herë në javë nuk janë të mjaftueshme”. Ai i kërkoi Izraelit të lejojë pacientët të udhëtojnë në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, për të marrë trajtim menjëherë.

“Për disa vonesat nënkuptojnë vdekje”, tha ai, pasi 700 prej tyre kanë vdekur gjatë pritjes.

Megjithatë, ai theksoi se 15 mijë pacientë, përfshirë 4 mijë fëmijë, kërkojnë trajtim jashtë Gazës, duke i nxitur vendet të pranojnë më shumë pacientë.

Ai kërkoi hapjen e të gjitha kalimeve, përfshirë atë të Rafahut, e cila duhej të hapej javën e kaluar.

“Një sasi e konsiderueshme ndihme është grumbulluar në Al-Arish në Egjipt që është gati të hyjë në Gaza sapo të hapet kalimi”, tha ai.

Sipas tij, plani 60-ditor i armëpushimit i OBSH-së kërkon 45 milionë dollarë për të mirëmbajtur shërbimet shpëtimtare, për të forcuar mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe për të koordinuar partnerët. Por ai paralajmëroi se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës “do të kushtojë të paktën 7 miliardë dollarë”.

Tedros njoftoi se më shumë se 170 mijë njerëz janë të plagosur, përfshirë 5 mijë të amputuar dhe 3.600 me djegie të rënda, ndërsa rreth 1 milion kanë nevojë për kujdes shëndetësor mendor.

Artikulli paraprakSeanca për Qeverinë mbahet të dielën
Artikulli i rradhës Incident në mes të intervistës, ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj godet një qytetarë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.