Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shefja e Laboratorit të Toksikologjisë në IML punon pa licencë

Lajme 21/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast.

Si udhëheqëse e këtij laboratori që nga viti 2008, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë, shkruan Nacionale.

Për gati 15 vjet, Flutura Goga-Bajrami është në krye të laboratorit të Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Goga-Bajrami që ishte një nga të suspenduarat lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, gjatë gjithë kësaj kohe po del se ka kryer punë të cilat nuk i janë lejuar sipas Ligjit për Shëndetësi.

Kjo është gjetur nga një raport të cilin e ka bërë Inspektorati Shëndetësor që funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Raporti që mban datën e 13 janarit 2023, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami përgjatë kohës që ka punuar në këtë laborator, ka përpunuar gjakun dhe urinën e personave të gjallë.

Flutura Goga-Bajrami ishte përzgjedhur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ndodhi kjo një ditë para se të zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se përpunimi i gjakut dhe urinës konsiderohet shërbim shëndetësor, e që sipas Ligjit për Shëndetësi kërkohet licencë.

Në raportin e Inspektoratit Shëndetësor të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se Goga-Bajrami nuk ka poseduar licencë për kryerjen e këtyre punëve.

Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë Flutura Gogën, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Artikulli paraprakKur dhimbja e gjoksit nuk është një shenjë e sulmit në zemër
Artikulli i rradhës Ikona e luftës ndaj Covid-19 në Shqipëri pëson sulm në tru, Pipero i nënshtrohet operacionit në tru

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.