Shembet dheu në Llaushë të Skënderajt, humb jetën 25-vjeçari

2017-10-30 në ora 17:01

Një 25 vjeçar ka mbetur i vdekur në fshatin Llaushë të Skënderajt, si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për lajmi.net se bëhet fjalë për një person rreth 25 vjeçar.

“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Tashmë kemi informacion se një person rreth 25 vjeçar është gjetur pa shenja jete, për shkak të rrëshqitjes së dheut po thuhet”, ka deklaruar Zahiti për lajmi.net

Ai nuk ka dhënë detaje tjera, duke shtuar se hetimet do të vazhdojnë.