Kujdesi periodik ndaj syve është me rëndësi qysh pas lindjes.
Fëmijët duhet të kenë vizita periodike çdo 1-2 vjet tek mjeku specialist oftalmolog për të kontrolluar të pamurit, shkruan Gazeta Shneta.
Zbulimi i hershëm i problemeve oftalmologjike u mundëson mjekëve t’i trajtojnë ato më shpejtë dhe më lehtë, duke bërë që problemi tek pacientët mos të rritet dhe cilësia e jetës të jetë shumë më e lartë.
E, kopshti i fëmijëve Hello Kids në Prishtinë ka dhënë shembull. Drejtuesit e këtij kopshti me aprovim nga prindërit kanë dërguar fëmijët për vizitë oftalmologjike në një ordinancë mjekësore të specializuar.
Në një fotografi të postuar nga ky kopsht, shihen fëmijët pas vizitës që patën tek Klinka Nili Med. /Gazeta Shneta/
https://www.facebook.com/KopshtiFemijeveHelloKids/posts/3255415227835260?__tn__=-R