Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat dhe trajtimi i infeksioneve urinare te fëmijët, flet mjekja shqiptare

Lajme 20/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekimi i vonuar zmadhon deri në katër herë dëmtimet e veshkave në raport me rastet kur mjekimi ka filluar në kohë. Studimet kanë treguar se, nuk ka ndonjë ndikim vonesa me tre-katër ditë, por rrezikshmëria është në rritje, nëse mjekimi vonohet mbi një javë.

Te fëmijët infeksionet urinare janë ndër shqetësimet më të shpeshta. Në këto mosha infeksionet urinare zhvillohen shpesh me shenja të përgjithshme, që në dukje nuk kanë asnjë lidhje me rrugët e urinës, duke mbetur të pazbuluara për kohë të gjatë.

Për gazetën “Mapo”, Anila Sevdari, mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore Nr. 9 në Tiranë, shpjegon se te fëmijët, prindërit duhet të tregojnë kujdes veçanërisht kur gjenden përballë shenjave të tilla, si grindje të vazhdueshme, të vjellat e diarretë e përsëritura, temperatura të shpeshta (në dukje pa shkak ose të lidhura, vend e pavend), me mahisje të bajameve ose të fytit, zbehje, anemi, humbje të gjallësisë së mëparshme shoqëruar me mungesë të oreksit, rënie në peshë, si dhe urinë me erë të rëndë.

Edhe pse mund të konsiderohen shenja shumë të përgjithshme, e mira do të ishte të bëni edhe një analizë urine për të përjashtuar nëse është apo jo infeksion urinar. Po kështu, mjekja pediatre tregon edhe mënyrat e trajtimit të tyre dhe në rast përsëritjeje, si duhet vepruar.

Çfarë janë infeksionet urinare te fëmijët?

Infeksionet e rrugëve urinare janë më të shpeshta në moshat fëminore, ato renditen pas sëmundjeve të traktit respirator. Më tepër gjenden te vajzat dhe djemtë e porsalindur dhe ata me fimozë, pra të pacikumcizuar ose siç e njohin njerëzit ata të pabërë synet. Shumica shkaktohet nga baktere si Echeriacoli në përqindje të madhe të rasteve, Klebseiella, Proteous etj.

Ku gjenden më shpesh këto infeksione dhe me çfarë lidhet shpeshtësia e tyre?

Këto infeksione në fëmijë hyjnë nga uretra dhe nëpërmjet gjakut. Në infeksion ndihmon prania e stazës urinare, pra e mbetjes dhe mbajtjes së urinës, si rrjedhojë e defekteve të lindura në veshka, vijave urinare, gurëve, konstipacioni.

Në infeksionet urinare ndikon shumë edhe edukata në urinim, pra fëmijës i mësohet të urinojnë rregullisht dhe të mos mbajë urinën për një kohë të gjatë, sidomos fëmijët e shkollave, ndikon higjiena vetjake sidomos pas defektimit, pra pas daljes jashtë, parazitozat etj.

Si mund ta kuptojnë prindërit që fëmija e tyre ka infeksion urinar, shenjat?

Sipas vendosjes, infeksioni urinar ndahet në “Cistiti” ku preket uretra dhe fshikëza urinare. Shenjat janë djegie gjatë urinimit, dhimbje, mosmbajtje e urinës, temperaturë, urinë me erë të rënd. “Pielonefriti akut”, i cili është një infeksion i parenkimës së veshkave dhe futet tek infeksionet serioze të rrugëve urinare.

Karakterizohet me shenja si dhimbje mesi, temperaturë nga e mesme deri në të lartë, nauze, të vjella, diarre. “Bakteruria pa shenja” është një gjendje pa klinikë vetëm se në bërjen e analizës së urinës del prani e lartë bakteresh.

Çfarë ekzaminimesh dhe analizash duhen kryer për t’i zbuluar?

Ekzaminimi më i shpeshtë është analiza e urinës e cila duhet marrë me shumë kujdes. Te fëmijët e vegjël për marrjen e urinës përdoren qese të vogla sterile (urinokol), urina merret pasi të jetë pastruar zona e organeve gjenitale e fëmijës. Në fëmijë më të rritur këshillohet të merret urina e mëngjesit, porcioni i mesit të urinës. Analiza e urinës për të gjetur shkaktarin si dhe analizë e gjakut.

Kujdes!

Mjekimi i vonuar mundëson që të zmadhohen deri në katër herë dëmtimet e veshkave në raport me rastet kur mjekimi ka filluar në kohë. Studimet kanë treguar se, nuk ka ndonjë ndikim vonesa me tre-katër ditë, por rrezikshmëria është në rritje, nëse mjekimi vonohet mbi një javë. Rëndësi ka zgjedhja e ilaçeve përkatëse dhe kohëzgjatja e tij, përzgjedhje të cilën e bën mjeku pediatër, sepse çdo rast trajtohet si i veçantë.

Këshilla:

Në përgjithësi në fëmijët e vegjël që bëjnë herë pas here infeksione urinare vihet re mosshtim i mirë në peshë, nauze, të vjella dhe temperaturë. Për të patur sa më pak infeksione urinare te fëmijët vëmendja drejtohet nga higjiena e gjithsecilit, edukimi i fëmijëve pak të rritur për një urinim të rregullt, përzgjedhje e tualeteve të pastra dhe konsumi i përditshëm i ujit dhe çajrave që ndihmojnë në një pastrim të rrugëve urinare, si çaji i boronicës, trëndafili i kuq etj.

Artikulli paraprakSi ndikojnë pijet e gazuara në shkaktimin e shumë sëmundjeve
Artikulli i rradhës Lindja po afrohet, çfarë duhet të përmbajë çanta dhe si të bëheni gati në shtëpi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.