Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 580 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 46 raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktime, kurse 62 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Komunat me raste pozitive janë: komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti./GazetaShneta/