Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënohet dita botërore e shëndetit: Mbulimi universal shëndetësor

Lajme 12/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shënuar Dita Botërore e Shëndetit nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me temën, “Mbulimi universal shëndetësor’’.

Naim Bardiqi, sekretari i përgjithshëm i MSh-së, thotë se: planifikimi,organizimi, zbatimi dhe kontrolli i kuantitetit dhe cilësisë së mbrojtjes shëndetësore nuk është detyrë e lehtë edhe për vendet me zhvillim ekonomik shumë më të përparuar se Kosova, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq, Naser Ramadani, drejtor i IKSHKP-së, thotë se të gjithë njerëzit të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore për të cilat kanë nevojë.

Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botwrore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë shënoi sot Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi universal shëndetësor”.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm i MSh-së, tha se e drejta për mbrojtje shëndetësore në Republikën e Kosovës si e drejtë e njeriut, është theksuar edhe në Kushtetutën e vendit.

Ai tha se planifikimi,organizimi, zbatimi dhe kontrolli i kuantitetit dhe cilësisë së mbrojtjes shëndetësore nuk është detyrë e lehtë edhe për vendet me zhvillim ekonomik shumë më të përparuar se Kosova, por MSh ka bërë përparime të dukshme në dy vitet e fundit, duke siguruar më shumë medikamente në spiatele dhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor, përmes menaxhimit më të mirë të proceseve, dhe duke siguruar financim të shtuar për këtë qëllim. “Po ashtu, me mbështetje të fuqishme politike, po bëhen ndryshime cilësore edhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor, me qëllim që çdo individi dhe familje t’i mundësohet të shfrytëzojë shërbimin cilësore të mjekësisë familjare sa më afër shtëpisë së tij…”

Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHKP-së, tha se mbulimi shëndetësor universal do të thotë që të gjithë njerezit të kenë qasje në shërbime shëndetëore cilësore për të cilat kane nevojë, pa u përballur me vështirësi financiare.

Ai tha se në Kosovë ka një angazhim të vazhdueshëm për mbulim universal shëndetësor, që shihet përmes disa treguesve të veçantë, siç është tendenca për zvogëlimin e vdekshmërisë së foshnjave, ulja e incidencës së tuberkulozit, përfshirja e lartë e fëmijëve në në vaksinim në mbi 95%, etj.

Ardita Tahirukaj, drejtoreshë e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, tha se qëllimi kryesor i OBSh-së është mbulimi shëndetësor i përgjithshëm, kurse shëndeti është një e drejtë njerëzore.

“Është e papranushme që kushdo në ditët e sotme të shtyhet në varfëri, sepse duhet të paguajë për trajtimin që i nevojitet. Shtetet mund dhe duhet të krijojnë politika për minimizimin e pagesave nga xhepi, sidomos për të varfërit dhe përdoruesit e rregullt të shërbimeve shëndetësore. Kujdesi parësor shëndetësor ka rol jetik në sigurimin e qasjes së shërbimeve shëndetësore për këto grupe”, tha ajo.

Një prezantim lidhur me reformat në sistemin farmaceutik në Kosovë e ka bërë Arianit Jakupi, kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me foshnjën tuaj nëse qani gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Mjekët i bëjnë operacion binjaket, kishin vetëm 5 për qind shanse për të jetuar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.