Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”

Lajme 13/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe me mbështetjen e Projektit të Shërbimeve Shëndetësore të Integruara (IHS), organizoi sot një panel me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Shëndetësor Universal, me moton: “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë.”

Në këtë panel morën pjesë, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, përfaqësuesi i Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, Peter Sidler, drejtori ekzekutiv i PRAK, Agron Bytyqi, kryeshefja e Aleancës Ndërkombëtare të Organizatave të Pacientëve Daniela Mothci, udhëheqesi i projektit AQH, Nicu Fota, profesionistë shëndetësorë, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet relevante, transmeton Klankosova.

Gexha-Bunjaku theksoi rëndësinë e mbulimit universal shëndetësor në përmirësimin e qasjes në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu, ajo theksoi se Mbulimi Shëndetësor Universal është gurthemel i drejtësisë sociale dhe kërkoi që të angazhohen të gjithë për këtë qëllim fisnik që askush mos mbetet prapa për një të ardhme të shëndetshme.

Ndërkaq, sipas një njoftimi, Sidler tha se Zvicra mbetet një partner i besueshëm i Kosovës dhe mbështet përpjekjet e vendit për të forcuar sistemin shëndetësor. Gjithashtu ai shtoi se angazhimi i tyre ilustrohet nga projektet IHS dhe AQH që mbështesin institucionet shëndetësore të Kosovës për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës, të integruar dhe të qasshëm, me fokus tek pacienti.

Nga ana tjetër Bytyqi përmendi se është viti i nëntë që shënohet Dita e MSHU-së, duke u nisur nga motoja, është përgjegjësi e secilit që të japim kontributin tonë, në mënyrë që ta plotësojmë sa më mirë kutinë e mbulimit universal shëndetësor.

Ndërsa, Mothci prezantoi “Rolin e organizatave në avancimin e MSHU-së”.

Artikulli paraprakPlagoset një 27 vjeçar në Podujevë, të dyshuar miqtë e ti
Artikulli i rradhës S’mori leje për ndërtimin e depos së barnave, kritika të shumta ndaj MSh-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.