Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 685 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 98 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një viktimë, kurse numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë është 649 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Aktualisht, vendi ynë ka 1,291 raste aktive./GazetaShneta/