Mëngjesi i sotëm në Shqipëri ishte tronditës.Në mesin e 4 viktimave të shënuara sot, është një 21 vjeçare e cila ka humbur betejën ndaj COVID-19.
Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë raporton TopChannel, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, nga 361 testime të kryera janë konfirmuar 85 raste pozitive.
Tirana, mbetet vendi me më së shumti raste të përhapura (44 raste), duke vazhduar tutje me nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë.Aktualisht në Shqipëri janë 1560 persona aktiv në qytetet si Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës./GazetaShneta/