Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbim i ri modern i urgjencës në bregdetin e Vlorës

Lajme 26/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Vlorës përfitues i investimeve të rëndësishme ofrohet tashmë për qytetarët e tij, por edhe për pushues e vizitorë, me një shërbim urgjence tërësisht të riorganizuar, në pajisje dhe burime njerëzore.

Gjithçka u bë e mundur falë projektit për “Përmirësimin e shërbimeve të urgjencës në zonën bregdetare.”, ku përveç spitalit të Vlorës, investime për këtë shërbim janë realizuar edhe në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Sarandës. Projekti realizohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Rajonin e Toskanës (Itali), në kuadrin e Programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit IADSA.  Programi ka ofruar rreth 320 mijë euro pajisje  mjekësore , të teknologjisë më bashkëkohore dhe aparatura moderne jetëshpëtuese, në të 5 urgjencat spitalore.

Projekti mundësoi gjithashtu edhe kurse trajnimi nga ekspertët e Rajonit të Toskanës për personelin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të pesë spitaleve të zonës bregdetare, për rritjen e tyre nga ana profesionale.

Ndrësa në shkallë vendi, shërbimi i urgjencës deri vjet i cunguar në mjete dhe në kapacitetin pritës, sot ka 127 autoambulanca nga 70 që numëronte më parë, si dhe 500 të punësuar rishtas i janë shtuar personelit të këtij shërbimi. Qeveria do të miratojë së afërmi për personelin mjekësor të këtij shërbimi një rritje page prej 25 % krahasuar me pagat aktuale.

Kurse në zonat turistike, funksionojnë tashmë përgjatë sezonit veror 25 Qendrat Shëndetësore, të cilat ofrojnë shërbime mjekimi dhe ku gjatë sezonit të kaluar turistik, rreth 45 mijë persona morën shërbim të menjëhershëm shëndetësor.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri Beqaj, ambasadori italian Alberto Cutillo dhe deputetë të zonës ishte sot në spitalin e Vlorës për të parë nga afër investimin.

Ministri i shëndetësisë Beqaj tha se projekti për 5 spitalet bregdetare është pjesë e objektivit për të përmirësuar dhe fuqizuar ndjeshëm urgjencën mjekësorë, si dhe për të mbështetur edhe më mirë gjithë mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht veror. “Është një projekt që është pjesë e objektivit tonë, për të përmirësuar fuqizuar ndjeshëm urgjencën mjekësore dhe ky komponent me specifikë bregdetin për të mbështetur edhe më mirë gjithë mbarëvajtjen e sezonit turistik,” u shpreh Beqaj.

Ministri Beqaj theksoi ndër të tjera se investimi i bërë në pajisje dhe trajnimin e burimeve njerëzore ka sjellë një reformim të rëndësishëm në mënyrën e organizmit dhe të pritjes në urgjencat mjekësore. “Programi i sotëm ka ofruar rreth 320 mijë euro pajisje  mjekësore  në të 5 urgjencat spitalore, po gjithashtu ka bërë dhe trajnimin e personelit mjekësor.”

Ndërsa për ambasadorin italian Cutillio, bashkëpunimi në fushën e mjekësisë është një prioritet mjaft i rëndësishëm.” Për ne është një prioritet absolut që të bashkëpunojmë në këtë fushë. Jam i lumtur që programi i konvertimit të borxhit ka kontribuar në modernizimin e këtyre 5 spitaleve për të krijuar një shërbim emergjence me afër nevojave të njerëzve.” u shpreh ai.

Duke vlerësuar projektin si shumë të rëndësishëm në vazhdën e programit të rimëkëmbjes të gjithë sistemit të shërbimit shëndetësor, Kryeministri shprehu bindjen se me reformimin e realizuar deri tani shërbimi i urgjencës nuk do të jetë më problematik si deri më tani. Gjithashtu Kryeministri u shpreh se është me rëndësi themelore që të modernizohen sistemet në mënyrë që të rritet besueshmëria e tyre dhe të ulet në mënyrë sa më të ndjeshme fenomeni i korrupsionit.

“Me qendërzimin e sistemit të komandës dhe të koordinimit të urgjencës në rang republike, me rishpërndarjen racionale të mjeteve, me trajnimin e vazhdueshëm të personelit të shërbimit, do të bëjmë të mundur që ndryshimet e vëna re të thellohen dhe shërbimi i urgjencës në Shqipëri të mos jetë më problemi i madh që ishte. Ne do të kemi një shërbim kombëtar urgjence, i cili do të funksionojë përmes një sistemi që koordinohet nga një tru elektronik në qendër.

Me investimin për zbatimin e kësaj reforme në 5 spitale rajonale të zonës bregdetare për përmirësimin dhe fuqizimin e sistemit të urgjencës shkojmë në drejtimin e duhur. Duke pasur një shërbim urgjence efikas, të besueshëm, ne do të ulim në mënyrë drastike fluksin e njerëzve që vijnë në dyert e spitaleve me mjetet e tyre dhe krijojnë një situatë shumë të vështirë menaxhimi për spitalet. Është me rëndësi themelore që ne ti modernizojmë sistemet tona, në mënyrë që të rrisim besueshmërinë e tyre dhe të ulim në mënyrë sa më të ndjeshme fenomenin e korrupsionit.

Në muajin mars hyn në fuqi vendimi për rritjen e rrogave të personelit shëndetësor, sepse ne besojmë që është plotësisht e merituar që këta njerëz të mbështeten moralisht dhe financiarisht për të bërë më shumë. Ashtu sikundër besojmë që është e domosdoshme që secili që nën përparësen e bardhe e ndot imazhin dhe pastërtinë që duhet të ketë kjo përparëse, duhet të largohet nga kjo trupë.”

Artikulli paraprakSot hapet ekspozita “Ushqimi dhe korrupsioni”
Artikulli i rradhës Kjo është mosha kur meshkujt dhe femrat priren të tradhëtojnë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.