Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

​Shërbimet mjekësore, pacientët të pakënaqur por bëjnë pak ankesa – cilat janë arsyet ?

Lajme 23/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sjelljet jo profesionale nga stafi shëndetësor, mungesa e stafit të mjaftueshëm në vendin e punës dhe pritjet e gjata për terminë në Klinikën e Ortopedisë, Kirurgji dhe ambulancat specialistike janë disa nga shqetësimet që qytetarët i kanë adresuar në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2024.

Sipas raportit të kësaj ministrie, gjatë vitit të kaluar, 164 qytetarë kanë paraqitur ankesa për shërbime shëndetësore përmes linjës telefonike, email-it dhe formave fizike.

Raporti vjetor i ankesave tregon se nga ky numër ankesash, vetëm 45 prej tyre morën përgjigje, ndërsa u shqiptua vetëm një vërejtje verbale dhe një gjobë.

Sipas raportit të pranuar në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë ankesë të pranuar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, megjithatë, natyra e ankesave përfshin pritjet e gjata në disa klinika.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka bërë të ditur se mbi 160 ankesat që janë bërë nga pacientët vitin e kaluar janë një shifër e vogël krahasuar me realitetin.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra, u shpreh për KosovaPress se pacientët kosovarë kanë humbur besimin tek institucionet shkaku i trajtimit jo të duhur që ata marrin.

“Kjo tregon se qytetarët e kanë humbur besimin në ankesë, e dyta tregon se shteti e ka humbur fokusin dhe nuk e ka në cilësi të shërbimeve, përndryshe shtetet që kanë fokus në cilësi të shërbimeve atëherë i kushtojnë një rëndësi shumë të madhe ankesave të pacientëve, për shkak se ato reflektojnë problemet në sistemin shëndetësor, të cilat nganjëherë mund të mos shihen nga ana e institucioneve shëndetësore. Për të ndërtuar një numër të mirë të ankesave, atëherë duhet të ketë një reformë… Numri i pakënaqësive të pacientëve është shumë i madh, sepse ne e vërejmë në bazë të ankesave që vijnë te ne dhe në bazë të hulumtimeve të vazhdueshme, por qytetarët e kanë humbur besimin që përmes ankesës mund t’i zgjedhin problemet që kanë”, theksoi Kodra.

Edhe hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj, mendon se numri i ulët i ankesave për shërbimet shëndetësore vjen si rezultat i mos adresimit serioz të tyre nga institucionet.

“Në pamje të parë do të thuhej se pacientët janë më të kënaqur me sistemin publik shëndetësor dhe po bëjnë më pak ankesa. Por, thelbi pse bëjnë më pak ankesa është për shkak të mos adresimit të ankesave, sepse nëse e sheh se si qëndrojnë ankesat e adresuara dhe të pa adresuara është diku 72% e ankesave nuk janë adresuar ose vetëm 28% janë adresuar. Fakti që Ministria e Shëndetësisë brenda një viti kalendarik, edhe këto pak ankesa që ishin – diku 168 – nuk arrin t’i adresojë, kjo i bënë qytetarët të mos presin…Besoj që problemi kryesor është që Ministria e Shëndetësisë nuk promovon aspak këtë linjë. Numri është i pa qasshëm, nuk i trajton seriozisht ankesat”, tha Ramaj.

Meqenëse 52% e ankesave të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë të bëjnë me sjellje jo profesionale të stafit shëndetësor, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thekson se Odës së Mjekëve i janë dorëzuar më pak se 10 ankesa nga pacientët për qasjen e profesionistëve shëndetësorë karshi tyre.

“Më pak se 10 dhe të gjitha ato janë shqyrtuar nga organet tona dhe vendimet iu kanë shkuar edhe palëve, të cilat kanë qenë të involvuara. Por, në përgjithësi ato janë shumë minore dhe shumë pak që mund të themi, se mund të jenë prej tyre vërejtje serioze apo që duhet të merren, sepse ne, sa e kemi kuptuar, shumica e vërejtjeve janë në jo në kualitetin e shërbimeve sesa më shumë në rregullsinë, në pritjen e dhënies së shërbimeve”, deklaroi Sejdiu.

Qytetarët kanë adresuar ankesa për shërbimet shëndetësore edhe tek Avokati i Popullit. Sipas një përgjigje ky institucion ka pranuar gjatë vitit 2024 gjithsej 19 ankesa në lidhje me cenimin e të drejtës shëndetësore.

Mungesa e barnave nga lista esenciale, pritjet e gjata për shërbime të ndryshme dhe shpenzimet e larta për shërbimet shëndetësore janë disa nga shqetësimet e ngritura.

“Gjatë vitit 2024, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka pranuar 19 ankesa nga qytetarët përkitazi me cenimin e të drejtës shëndetësore dhe sociale. Nga ky numër, 13 ankesa kanë qenë të pranueshme, ndërsa gjashtë ankesa tjera janë konsideruar si të papranueshme për Avokatin e Popullit… Ndër sfidat kryesore me të cilat janë përballur qytetarët dhe institucionet shëndetësore gjatë vitit 2024 janë evidentuar: mungesa e barnave nga lista esenciale, pritja e gjatë e qytetarëve për të marrë disa lloje shërbimesh në institucionet shëndetësore, shpenzimet e larta nga xhepi i qytetarëve për mjekimin e tyre brenda dhe jashtë vendit, vdekshmëria e foshnjave, mungesa e sigurimit shëndetësorë, buxheti i pamjaftueshëm për institucioneve shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Meqenëse në Ministrinë e Shëndetësisë nuk janë pranuar ankesa për Qendrën Klinike Universitar të Kosovës, ky institucion ka komisionin e saj të veçantë për trajtimin e ankesave të pacientëve.

Përkundër interesimit të KosovaPress për të marrë detaje për numrin e ankesave dhe natyrën e tyre që janë adresuar nga pacientit gjatë vitit të kaluar, nga QKUK kanë kthyer një përgjigje duke mos dhënë detaje. Në përgjigje tregohet vetëm për veprimtarinë e këtij komisioni.

Por, hulumtuesja e politikave shëndetësore, Saranda Ramaj pretendimet e MSH-së se nuk kanë pranuar asnjë ankesë për pacientët për QKUK nuk janë reale.

“Ajo çka nënkupton që brenda vitit kalendarik QKUK të mos ketë asnjë ankesë, absolutisht nuk ka të bëjë me kënaqshmërinë e pacientëve. Ka të bëjë se këta pacientë më nuk kanë besim te MSH si institucion që ka instrumente të duhura për të adresuar një ankesë… Nëse SHKSUK i ofron 4 milionë shërbime brenda vitit, si mund të pretendojë se një institucion mbi SHKSUK-në që është Ministria e Shëndetësisë që nuk ka asnjë ankesë, nuk është një çështje reale kjo dhe pastaj raporti ishte mjaft konfuz, pasi pothuajse një pjesë e ankesave kanë të bëjnë me ambulancat specialistike që nënkupton ShSKUK-në”, tha ajo.

 

Linja e ankesave funksionon në Ministrinë e Shëndetësisë në kuadër të Divizionit për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor që nga viti 2013.

 

Ankesat e drejtuara në linjën telefonike pranohen nga Divizioni për të Drejtat e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor dhe më pas adresohen tek institucionet ndaj të cilave parashtrohet ankesa. Në çdo ankesë të adresuar tek institucionet shëndetësore publike është i përfshirë edhe Inspektorati Shëndetësor, ndërsa ankesat ndaj institucioneve private shëndetësore adresohen direkt tek inspektorati shëndetësor

Artikulli paraprakParalajmërohet rritja e çmimit të qumështit nëse shtrenjtohet rryma
Artikulli i rradhës Mbi 50 mijë njerëz janë vrarë në Gaza nga fillimi i luftës

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.