Ministri i Shëndetësisë përmes rrjetit të tij social në Facebook ka njoftuar se sot janë shëruar 31 persona nga koronavirusi.
Gjithashtu me 250 teste të kryera, vetëm 10 qytetarë kanë rezulzuar pozitiv, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve.
Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse.
Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim.
Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet.
Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani.