Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën më coronavirus që po përballet Kosova.
Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është shëruar edhe infermierja e cila ishte e prekur me COVID-19.
“Pas bërjes së testit të fundit, kanë rezultuar negativ dy pacientë, infermierja e QKUK-së dhe 77 vjeçari nga Vitia, i cili ishte pacienti i parë i prekur me korona-virus në Kosovë. Gjithashtu duhet të ju bëjë me dije se edhe infermierja e prekur nga korona-virusi ishte e moshës 62 vjeçare, dhe kjo për ne është një lajm i mirë”, tha Krasniqi. /Kosova.info/