Vështirësi për të mbetur shtatzënë? Më poshtë mund t’i gjeni disa nga shkaqet që shkaktojnë infertilitet tek gratë.
Çfarë e shkakton infertilitetin?
Përafërsisht 10% e grave e kanë të vështirë të mbesin ose të qëndrojnë shtatzënë sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Steriliteti mund të jetë një nga çëshjet më të vështira mjekësore për t’u marrë gratë, jo vetëm për shkak të trazirave emocionale por sepse ka shumë shkaqe që fshihen pas tij, transmeton Gazeta Shneta.
Rreth 30% e rasteve të infertilitetit janë shkaktuar nga një spektër i çrregullimeve të ovulacionit duke filluar nga amenorrea e shkaktuar nga ushtrimet dhe deri te dështimi i parakohshëm i vezoreve. Shkaqe të tjera të infertilitetit përfshijnë moshën dhe zgjedhjen e mënyrës së jetesës, të dyja mund të ndikojnë në shanset e një gruaje për të pasur një fëmijë të shëndetshëm.
Mbipesha
Kilogramët e tepërt nuk është një shkak i drejtpërdrejtë i infertilitetit. Por, mbipesha mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe ta bëjë më të vështirë për një grua të mbetet shtatzënë. Sa më shumë peshë që një grua të ketë, aq më shumë ajo tenton të përjetojë ulje të funksionit të vezoreve.
Nënpesha
Ashtu si dhjami i tepërt i trupit mund të rezultojë në infertilitet ose vështirësi të pjellorisë, mbajtja e një peshe normale është ajo që balancon të gjitha.
Mosha
Ditëlindjet janë me të vërtetë faktori më i madh kur bëhet fjalë për shkaqet e infertilitetit. Mosha ideale për të pasur fëmijë është mes 25 dhe 35 vjeç. Sa më e vjetër të jetë një grua, aq më e vështirë është të mbetesh shtatzënë.
Duhani
Pirja e duhanit mund të dëmtojë një fetus në zhvillim.
Alkooli
Nuk ka prova që disa pije në javë do të ndikojnë në pjellorinë tuaj, por mjekët nuk e sugjerojnë alkoolin për gratë që kanë probleme me ovulacion.
Ushqyerja me gji
Është mit që nuk mund të mbetesh shtatzënë ndërsa ushqen me gji, por në të njejtën kohë, është e vërtetë që gratë që janë ende duke ushqyer një fëmijë mund të kenë një tjetër./GazetaShneta/
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.