Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët izraelitë konstruktojnë zemrën e parë 3D në botë me inde njerëzore

Lajme 15/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit nga Universiteti i Tel Aviv-it thonë se ky zbulim i tyre do të hap rrugë për avancime të mëtejme në transplantimin e zemrës.

Shkencëtarët izraelitë, arritën të konstruktojnë një zemër 3D me inde të njeriut brenda, duke e quajtuar si zbulimin më të madh mjekësor.  Ndërsa ende shihet si një qëllim i largët, shkencëtarët shpresojnë një ditë të jenë në gjendje të prodhojnë zemra të përshtatshme për transplantim në njerëz, dhe për rigjenerimin e zemrave të dëmtuara.

Zemra e prodhuar nga studiuesit në Universitetin e Tel Aviv është në madhësinë e një lepuri. Ajo shënoi “herën e parë që dikush kudo ka projektuar me sukses dhe ka shtypur një zemër të plotë të mbushur me qeliza, enët e gjakut, barkushet dhe dhomat”, tha Tal Dvir, i cili udhëhoqi këtë projekt.

“Njerëzit kanë arritur të printojnë në teknologjinë 3D strukturën e një zemre në të kaluarën, por jo me qeliza ose me enët e gjakut”, tha ai.

Studiuesit tani duhet t’u mësojnë zemrave të konstruktuara “të sillen” si ato reale. Qelizat aktualisht janë në gjendje të kontraktojnë, por ende nuk kanë aftësinë për të pompuar gjakun. ‘’Pastaj ata planifikojnë të transplantojnë ato në modele të kafshëve, për rreth një vit’’, shtoi Dr. Dvir.

“Ndoshta, në 10 vjet, do të ketë printerë të organeve në spitalet më të mira në botë, dhe këto procedura do të zhvillohen në mënyrë rutinore”, tha ai.

Sëmundja kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjes në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe transplantet aktualisht janë opsioni i vetëm në dispozicion për pacientët në rastet më të këqija. Por numri i donatorëve është i kufizuar dhe shumë vdesin derisa janë në pritje të transplantimit.

Kur ata përfitojnë nga një donator, ata mund të bien viktimë e trupave të tyre që refuzojnë transplantin – një problem që studiuesit kërkojnë të kapërcejnë. Hulumtimi i tyre përfshinte marrjen e një biopsie të indeve yndyrore nga pacientët që u përdorën në zhvillimin e “bojës” për printimin 3D.

Teknologjia është zhvilluar për të përfshirë printime 3D të çdo gjëje./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakThatësia vaginale: Ky është vaji mrekullibërës që lubrifikon zonën tuaj intime
Artikulli i rradhës Dhimbjet në pjesën e sipërme të stomakut gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.