Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtari që qëndron pas vaksinës BioNTech / Pfizer thotë se kjo mund t’i japë fund pandemisë

Lajme 14/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtari i cili qëndron prapa vaksinës së parë Covid-19, është i bindur se produkti i tij mund të “godasë virusin mbi kokë” dhe t’i japë fund pandemisë që ka mbajtur peng botën në 2020.

Kompania gjermane BioNTech dhe gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer njoftuan përmes një komunikate për shtyp të hënën se vaksina e tyre kandidate,  e zhvilluar së bashku kishte tejkaluar pritjet në fazat vendimtare hulumtuese duke dal 90% efektive në parandalimin e sëmundjes, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike, shefi ekzekutiv i BioNTech, Uğur Şahin, i tha The Guardian se ishte optimist.

“Nëse pyetja është a mund ta ndalojmë këtë pandemi me këtë vaksinë, atëherë përgjigjja ime është: po, sepse unë besoj se edhe mbrojtja vetëm nga infeksionet simptomatike do të ketë një efekt dramatik,” tha Şahin përgjatë një takimit në Zoom nga shtëpia e tij në Mainz.

Derisa u zbuluan rezultatet e provave të së hënës, ai nuk ishte i sigurt nëse vaksina e tij do të shkaktonte një reagim mjaft të fortë nga sistemi imunitar i njeriut.

“Ishte e mundur që virusi nuk është në shënjestër të vërtetë nga vaksina dhe gjen rrugën e tij në qeliza dhe vazhdon t’i bëjë njerëzit të sëmurë. Mirëpo, tani e dimë që vaksinat mund ta mposhtë këtë virus”.

“Vaksina pengon Covid-19 të fitojë qasje në qelizat tona. Por edhe nëse virusi arrin të gjejë një rrugëdalje, atëherë qelizat T e godasin atë mbi kokë dhe e eliminojnë atë. Ne e kemi trajnuar shumë mirë sistemin imunitar për të përsosur këto dy lëvizje mbrojtëse. Tani e dimë që virusi nuk mund të mbrohet kundër këtyre mekanizmave”.

I pyetur nëse kishte ndonjë pasion apo hobi që do ta realizonte sapo vaksina të vinte në treg, Şahin tha: “Ne jemi shkencëtarë të racës së mirë. Ne e duam punën tonë dhe na pëlqen të flasim për të. Puna nuk është kurrë stres për ne, diçka nga e cila përpiqemi të shkëputemi”. Ai tha se nuk kishte “asnjë mënyrë” që ai të zëvendësonte biçikletën që ai ka përdorur për udhëtimet e tij ditore për 15 vitet e fundit diçka tjetër.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVideo e kufomës në banjën e spitalit, alarmon Italinë ndërsa përhapet Covid-19
Artikulli i rradhës “Ne po varemi nga një fije peri”, thotë doktori që përcjell hospitalizimin e pacientëve me Covid

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.