Të paktën 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë dhe 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtunja e kësaj jave. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Mes tjerash, ndërprerjet e energjisë elektrike në territor përbëjnë “një sfidë të madhe për sektorin mjekësor”, tha ministria, duke kërcënuar jetën e qindra të tjerëve që kanë nevojë për trajtim shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të shtunën se Izraeli do të ndalojë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe mallra në Rripin e Gazës, megjithëse zëdhënësi ushtarak nënkoloneli Richard Hecht tha të dielën se vetëm energjia elektrike ishte ndërprerë.
Që atëherë, energjia është e disponueshme vetëm për një mesatare prej katër orësh në ditë, nga tetë orët e zakonshme.
Izraeli i ka shpallur zyrtarisht luftë Hamasit, i cili kontrollon Gazën, pas sulmit të befasishëm të grupit militant të shtunën. Që atëherë ajo ka goditur territorin me sulme ajrore.
Ndërkohë që, në Izrael numri i personave të vrarë nga këto sulme arrin në 700. /Gazeta Shneta/




